Lajmet e fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 29.04.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, shqyrtoi Propozim-Rezolutën e Grupit Parlamentar të AKR-së, e cila ka të bëjë me nevojën e nxjerrjes së një Rezolute , e cila do të kundërshtonte organizimin e zgjedhje serbe në Kosovë. Përkitazi me këtë Kryesia vendosi që teksti i kësaj Rezolute të harmonizohet bashkë me shefat e grupeve parlamentare dhe pastaj të procedohet në Kuvend.
Në vijim Kryesia shqyrtoi kërkesën e delegacionit të Kuvendit për lejimin e udhëtimit zyrtar në Bruksel të Belgjikës. Duke qenë se kërkesa është në pajtim me vendimin e Kryesisë, u vendos që delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në krye me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, të bëjë këtë vizitë , ashtu si është parashikuar. Do të jetë ky rast i mirë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet parlamenteve respektive.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës shqyrtoi edhe kërkesën e 6 deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me ngritjen e padisë kundër Karla Del Pontes, për shpifjet që ngre ajo në një libër të saj të botuar kohë më parë, kundër UÇK-së. Kryesia përkrahu procedimin e kësaj kërkese në seancën e radhës së Kuvendit.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë, paraqiti një informatë lidhur me pjesëmarrjen e tij në Konferencën e shtatë të Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Jug-Lindore, e cila u mbajt në Sofje të Bullgarisë, më 13-15 prill 2008, organizuar nga Procesi Bashkëpunues i Evropës Jug-Lindore (SEECP), që është trashëgues i Paktit të Stabilitetit. Ishte kjo hera e parë që Kuvendi i Republikës së Kosovës përfaqësohej në këtë Konferencë.