Lajmet e fundit
Mbledhja e Kuvendit të Kosovës
, 29.04.2008
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës , të kryesuar nga Jakup Krasniqi ,kryetar, pas kohës për pyetje parlamentare , me ç ‘ rast deputetëve iu përgjigjën në pyetjet e tyre zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministrat: Nekibe Kelmendi,Alush Gashi,Mahir Jakxhillar, Idriz Vehapi dhe Zenun Pajaziti , deputetët filluan shqyrtimin e dytë të tetë projektligjeve me amendamentet dhe rekomandimet e propozuara të komisioneve funksionale. Pas shqyrtimit Kuvendi aprovoi këto projektligje: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2002/9 për Inspektoratin e Punës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale, Projektligjin për taksën e vendosjes, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, Projektligjin për provimin përfundimtar dhe të maturës, Projektligjin për përfitimet e ish-zyrtarëve të lartë, Projektligjin për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të procedurës penale. Në vijim sipas propozimit të kryetarit të Grupit parlamentar të AKR-së, në vend të Arsim Rexhepit, anëtar i ri i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji u zgjodh Heset Cakolli.
Kuvendi i Kosovës bazuar në nismën e AKR-së e të harmonizuar nga të gjithë shefat e grupeve parlamentare sot miratoi edhe Deklaratën lidhur me zgjedhjet serbe, të cilën para deputetëve e paraqiti kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në këtë Deklaratë thuhet: Duke pasur parasysh përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale serbe, si dhe kërkesën që qytetarët serbë të Kosovës të votojnë , Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet qëndrimin e presidentit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe të UNMIK-ut. Kuvendi konsideron se këto zgjedhje dhe rezultatet tyre nuk do të kenë efekt në Kosovë.