Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ia dorëzoi familjes Jashari, një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës

, 02.05.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, vizitoi sot familjen Jashari në Prekaz. Me këtë rast ai kësaj familjeje legjendare, e cila sakrifikoi pjesëtarë të tre brezave, duke qëndruar me heroizëm të pashoq përballë militaristëve serbë,ia dhuroi një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Në emër të familjes Jashari, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës iu dorëzua përfaqësuesit të kësaj familjeje , Murat Jashari, nga ana e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Në emër të familjes Jashari , për këtë akt të denjë të mirënjohjes ndaj familjes Jashari, u falënderua Murat Jashari.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi veçoi kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj familjeje në luftë kundër pushtuesve serbë dhe jehonën që pati rezistenca e komandantit të UÇK-së ,Adem Jashari dhe familjes së tij në shtrirjen e rezistencës popullore kundër pushtuesve serbë gjithandej Kosovës, për të fituar lirinë që e gëzon sot vendi ynë.