Lajmet e fundit
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Jakup Krasniqi, viziton Brukselin
, 05.05.2008
Me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Belgjikës, z. Herman Van Rompui, sot niset në një vizitë zyrtare treditëshe në Bruksel , një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilit i prin kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Në përbërje të delegacionit janë edhe anëtarët e Kryesisë : Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Ibrahim Gashi dhe Slobodan Petroviq.