Lajmet e fundit

Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion

, 06.05.2008




Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikaicon, që e kryesoi kryetyrja e Komisionit, zonja Myzejene Selmani, sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë për Energjetikë dhe Miniera për terheqjen e tri projektligjeve nga procedura e miratimit (Projektligji për miniera dhe minerale, Projektligji për hulumtimet gjeologjike dhe Projektligji për nxehje qëndrdore).

Në mbledhjen e sipërpërmendur anëtarët e Komisonit e shqyrtuan kërkesën e Ministrisë për Energjetikë dhe Miniera për tërheqjen e tri projektligjeve nga procedura e miratimit dhe e rekomanduan tërheqjen nga procedura të Projektligjit për miniera dhe minerale, si dhe të Projektligjit për hulumtimet gjeologjike, i cili rekomandim i përcillet Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që duke u bazuar në ligj dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës të merret vendim për fatin e mëtejmë të këtyre ligjeve, kurse Projektligji për nxehje qendrore do t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Kosovës për procedurë të mëtejme.
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion