Lajmet e fundit
Nga tryeza për Planin e Qeverisë për Integrime Evropiane 2008-2010- Roli i Kuvendit të Kosovës
, 06.05.2008
Ekziston konsensus i plotë i institucioneve, i subjekteve politike dhe i qytetarëve të Kosovës për integrimet evropiane dhe është habi e madhe se si institucioneve vendore dhe ato ndërkombëtare në Kosovës nuk e kanë shfrytëzuar këtë kapital të mrekullueshëm për integrim më të shpejtë të vendit tonë në strukturat evropiane, është thënë sot në tryezën e rrumbullakët në temën “Plani i Qeverisë për Integrime Evropiane 2008-2010- Roli i Kuvendit të Kosovës”, të organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Madje në këtë takim, në të cilin pos anëtarëve të komisionit dhe të NDI-së, merrnin pjesë edhe përfaqësues të USAID-it, të OSBE-së, si dhe përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë dhe Zyrës Ndërkombëtare Civile, është pohuar se derisa në vend të tjera, të cilat ndodhen në fazën e parantasrësimit ka edhe kundërshtarë të integrimeve evropiane, në Kosovë qytetarët mund të jenë eurofilë ose euroentuziastë, por asesi euroskeptikë. Megjithëkëtë, është thënë në tryezë, nuk mjafton vetëm vullneti i mirë, por nevojitet një punë e madhe e institucioneve në rrugën e integrimit evropian, një koncenzus i gjerë i subjekteve politike dhe klimë shoqërore për përmbushjen e standardeve të nevojshme për procesin e integrimeve.
Në këtë mes, pasi ushtruesja e detyrës së drejtores së Agjencisë për Integrime Evropiane, Sebiha Shala, e ka lexuar fjalën e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuqi, për Planin e Qeverisë për Integrime Evropiane 2008-2010 (Kuçi ishte i zënë në takim me qytetarë), ka pasuar një debat i deputetëve të pranishëm, të cilët kanë shprehur qëndrimin se Kuvendi i Kosovës dhe Komisioni për Integrime Evropiane duhet të kenë rol prijës në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me atë të vendeve të Unionit Evropian, për kontrollin më efektiv të qeverisë edhe në planin e integrimeve evropiane dhe përgjithësisht për krijimin e klimës së mirë për mbylljen me sukses të procesit të gjatë të integrimit evropian.
Në këtë tryezë, eksperti çek, Shtepan Pehaçek, në një ligjëratë të thuktë të tij, përcolli përvojat e Parlamentit Çek në procesin e integrimit të Çekisë në Unionin Evropian. Të pranishmit kanë vlerësuar si shumë të dobishme përvojat çeke në planin e integrimit, si dhe përvojat edhe të vendeve të tjera në tranzicion, ose ato të cilat e kanë kaluar me sukses këtë fazë të domosdoshme të zhvillimit demokratik.
Tryezën e ka drejtuar kryetarja e Komisionit për Integrimeve Evropiane, Zylfie Hundozi, kurse me nga një fjalë rasti pjesëmarrësve të tryezës u janë drejtuar drejtori i NDI-së, Carlo Binda dhe përfaqësuesi i USAID-it, John Anderson.
Në sesionin “Strategjia e Qeverisë për Integrimin Evropian-roli i Kuvendit” kanë ligjëruar, përfaqësuesi i OSBE-së, Blerim Vela, përfaqësuesja e të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Federia Domanin dhe ai i dhe Zyrës Ndërkombëtare Civile, Neithart Noefer-Wissing.
Tryeza është vlerësuar shumë e dobishme nga pjesëmarrësit e saj.