Lajmet e fundit
Dëgjim publik në lidhje e peticionit të nënshkruar nga 25 punëtorë të Sindikatës së pavarur “Kompresor” nga Gjakova
, 06.05.2008
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione, nën kryesinë e z. Ismet Beqirit, kryetar i Komisionit, mbajti sot dëgjimin publik lidhur me peticionin e 25 punëtorëve të Sindikatës së pavarur “Kompresor” nga Gjakova.
Në dëgjimin publik, përveç anëtarëve të Komisionit të përmendur më lartë morën pjesë edhe përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur “Kompresor” nga Gjakova në krye me kryetarin e Sindikatës z. Ismet Lekën, pastaj përfaqësuesi i Agjencisë së Mirëbesimit të Kosovës z. Teki Shehu, përfaqësuesi i Institucioneit të Ombudspersonit të Kosovës z. Veton Vula si dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Përfaqësuesi i Sindikatës së pavarur “Kompresor” nga Gjakova, z. Leka duke folur në dëgjimin publik, përveç të tjerash ka përmendur se pas privatizimit një numër i madh nga 51 punëtorët e punësuar ka mbet pa punë dhe pa kurrfarë shpjegimesh nga ana e blerësit të ri të kësaj ndërmarrje shoqërore. Në vazhdim z. Leka ka theksuar se punëtorët deri tash kanë marrë vetëm 20% nga privatizimi dhe se në kërkesën e tyre kërkojnë që t’u paguhen 5 paga, të cilat ua ka borxh pronari i ri i kësaj ndërmarrje dhe që institucionet e Kosovës të gjejnë mënyrën që punëtorët e moshës mbi 35 vjeç të pensionohen përkohësisht dhe që ata punëtorë që kanë mbetur pa punë të gëzojnë një mbështetje institucionale, do të thotë që atyre të ju ndihmohet në aspektin social.
Në dëgjimin e përmendur publik përfaqësuesi i Agjencisë së mirëbesimit të Kosovës z. Teki Shehu ka theksuar se Auto-shtëpia “Kompresor” nga Gjakova është privatizuar në vitin 2005, në vlerë prej 715.000 €. Deri tash punëtorët e kësaj ish ndërmarrje shoqërore kanë marrë 20%, përkatësisht nga 2.000 €, kurse pronari i ri u ka borxh nga 5 paga. Në fund z. Shehu përmendi se sikurse edhe në shumicën e rasteve, edhe me këtë rast pronari i ri ka mbajtur në punë një numër të vogël punëtorësh që kanë qenë në marrëdhënie pune, përkatësisht në këtë ish ndërmarrje shoqërore.