Lajmet e fundit

U konstituua Grupi Joformal i Grave Deputete

, 07.05.2008




Përfaqësueset e të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës konstituuan sot Grupin Joformal të Grave Deputete. Ndërkaq, të premten ky grup do të zgjedhë edhe udhëheqjen e Grupit Joformal të Deputeteve. Në këtë mbledhje gratë deputete do të kenë në rendin e ditës edhe çështjen e punësimit.

Gjatë takimit të sotëm u vendos që një delegacion i Grupit të Deputeteve të marrë pjesë në Takimin e Paktit të Stabilitetit , i cili do të mbahet në Kotorr të Malit të Zi, më 30 maj të këtij viti, ku do të diskutohet për temën e punësimit.
U konstituua Grupi Joformal i Grave Deputete