Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 08.05.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për Procedurën Jokontestimore me raportin e komisionit funksional–Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente;Projektligji për Procedurën Përmbaruese me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente; Projektligji për përkrahje materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale,me amendamente,si dhe Projektligjin për përdorimin civil të eksplozivëve me raportin e komisionit funksional–Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, me amendamente. Komisioni pas shqyrtimit përkrahu procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, me rastin e shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-5 për mbështetje të vogla dhe të mesme me raportin e komisionit funksional–Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente u vendos që ky projektligj t’ i kthehet Komisionit funksional. Përkitazi me Projektligjin për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara me raportin e komisionit funksional–Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente, u tha se nga ana gjuhësore ka mangësi, nuk ka gjuhë të saktë, ndaj amendamentet e bëra kërkojnë një riformulim nga ana e Komisionit Funksional.