Lajmet e fundit

Delegacioni Parlamentar i Kosovës i prirë nga kryetari Jakup Krasniqi përfundoi vizitën në Belgjikë

, 09.05.2008




Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Jakup Krasniqi, në përbërje të të cilit ishin edhe anëtarët e Kryesisë : Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Ibrahim Gashi dhe Slobodan Petroviq, përfundoi vizitën treditëshe mjaft të frytshme në Belgjikë. Delegacioni ishte në vizitë me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Belgjikës, z. Herman Van Rompui.

Gjatë kësaj vizite mjaft të frytshme kryeparlamentari me delegacionin që udhëhiqte, kishte një takim me kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, z. Herman Van Rompui, me kryetarin e Senatit të Belgjikës Armond de Decker, si dhe u prit nga z.Herman De Croo, nënkryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës dhe kryetar i Komisionit Federativ Këshillues për çështjet evropiane të Parlamentit Belg.

Në qendër të vëmendjes së kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës, por edhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy shteteve në lëmenjtë e tjerë, sidomos në ekonomi.

Kosova, u tha gjatë kësaj vizite, pret nga Belgjika që edhe më tutje t’ i përkrahë zhvillimit e gjithëmbarshme në Kosovë, sidomos në aspektin e integrimit të Kosovës në mbarë mekanizmat euroatlantik.

Gjatë kësaj vizite ndërmjet Parlamentit të Belgjikës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi, i cili u nënshkrua nga sekretarët e këtyre parlamenteve, përkatësisht Robert Mitiner dhe Ismet Krasniqi.
Delegacioni Parlamentar i Kosovës i prirë nga kryetari Jakup Krasniqi përfundoi vizitën në Belgjikë