Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi përgëzon z. Hans–Gert Poettering
, 09.05.2008
Me rastin e Ditës së Evropës , kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i dërgoi një letër urimi kryetarit të Parlamentit të Evropës, z. Hans–Gert Poettering.
Në këtë letër thuhet :
”I nderuar z. Kryetar, Kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës t’ju uroj Juve dhe Parlamentit Evropian ditën Evropës, 09. maj 2008.
Kuvendi i Republikës së Kosovës pas njohjes nga shumë shtete të BE-së dhe shteteve tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara është tërësisht i impenjuar për integrimin e plotë të vendit në familjen e madhe Evropiane.
Në këtë kuadër vlerësoj lartë angazhimin tuaj për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përkrahjen që EULEX po i jep Republikës së Kosovës.
Duke shpresuar në një takim të afërt me Ju në Prishtinë , ju lutem të pranoni, Zoti Kryetar, shprehjen e konsideratës sime më të lartë. “