Lajmet e fundit

Mbledhja e Grupit Joformal të Grave Deputete

, 09.05.2008




Sot, u mbajt mbledhja e Grupit Joformal të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës. Kryetare e Grupit Joformal të Grave Deputete u zgjodh deputetja Flora Brovina.

Në vijim u fol për funksionalizimin e këtij Grupi drejt fuqizimit të pozitës së gruas në shoqëri, sidomos në aspektin organizativ.

U diskutua edhe për përgatitjet që duhet të bëhen lidhur me pjesëmarrjen sa më të denjë të dy përfaqësueseve të këtij Grupi në Takimin e Paktit të Stabilitetit , në Kotorr të Malit të Zi, i cili do të mbahet më më 30 maj të këtij viti, ku do të diskutohet për temën e punësimit.
Mbledhja e Grupit  Joformal të Grave Deputete