Lajmet e fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 12.05.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të drejtuar nga Jakup Krasniqi , kryetar i Kuvendit, ka vendosur që seanca parlamentare e radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbahet më 16 maj të këtij viti. Me këtë rast Kryesia përcaktoi edhe rendin e ditës së seancës plenare. Pas pyetjeve parlamentare, për herë të parë do të shqyrtohen Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet dhe Projektligji për kualifikimet kombëtare, ndërkaq, për herë të dytë do të shqyrtohen Projektligji për procedurën jokontestimore, Projektligji për procedurën përmbaruese, Projektligji për përkrahje materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme dhe Projektligji për përdorimin civil të eksplozivëve. Kryesia do të shqyrtojë edhe rekomandimin e Komisionit për Buxhet e Financa lidhur me procedimin e Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave.
Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje do të jenë edhe propozimi i Qeverisë për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit Qendror Bankar të Republikës së Kosovës, propozimi i Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Punëve të Jashtme, propozimi i Grupit Parlamentar të LDK- së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe shqyrtimi i propozimeve të grupeve parlamentare për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Sa i përket rekomandimit të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve të Bordit të të RTK-së , punë kjo që nuk ishte kryer nga ana e Legjislaturës së Dytë të Kuvendit, u vendos që tërë procedura e zgjedhjes së këtij bordi të përsëritet. Kryesia u njoftua edhe lidhur me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Institutit Demokratik Kombëtar të SHBA-ve.