Lajmet e fundit
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Jakup Krasniqi, viziton Slloveninë
, 12.05.2008
Me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Sllovenisë, France Cukjati,, sot u nis në një vizitë zyrtare dyditëshe në Lubjanë, një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilit i prin kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Në përbërje të delegacionit janë edhe anëtarët e Kryesisë: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Nexhat Daci dhe Slobodan Petroviq.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi bashkë me anëtarët e delegacionit, pos me kryetarin e Kuvendit të Sllovenisë, do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, z. Dimitrije Rupel, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të Parlamentit të Sllovenisë.