Lajmet e fundit
Dëgjim publik për Projektligjin për Sigurinë Private në Kosovë
, 12.05.2008
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, të cilin e kryesoi z.Emrush Xhemajli-anëtar, sot mbajti dëgjim publik për Projektligjin për Sigurinë Private në Kosovë.
Në këtë dëgjim publik, krahas të tjerëve, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Punë të Brendshme (si sponsor të Projektligjit), si dhe përfaqësuesit e kompanive të shumta, asociacioneve dhe shoqatave, të cilat kryesisht merren me këtë lloj të ofrimit të ndihmës.
Duke diskutuar për këtë Projektligj, krahas tjerash, u theksua se Projektligji për Sigurinë Private në Kosovë, leximin e parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës e ka kaluar më 4.4.2008 dhe se qëllimi i këtij dëgjimi publik është që, para miratmit përfundimtar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe njëherë të shihet se cilat janë përparësitë dhe të metat e këtij Projektligji. Përndryshe, siç u tha në këtë dëgjim publik, ky ligj është harmonizuar me ligjet evropiane të këtij lëmi, si dhe me të gjitha standardet ndërkombëtare. Në vazhdim të diskutimeve, gjithashtu u përmend se momentalisht në hapësirën e Republikës së Kosovës ekzistojnë më tepër se 30 kompani të këtij lloji, me më tepër se 3.000 të punsëuar. Deri më tani këto kompani kanë bërë punë në bazë të Urdhëresës së UNMIK-ut nr.2000/33, dhe se vetëm kompanitë ndërkombëtare kanë gëzuar të drejtën e bartjes së armëve, kurse ato lokale nuk e kanë patur këtë të drejtë. Në vazhdim u theksua se me këtë ligj do të duhej rregulluar, si puna gjithëpërfshirëse e këtyre kompanive, gjithashtu edhe të gjitha komponentet në lëmin e sigurisë që ofrojnë këto kompani, sepse ky lloj i sigurisë që e ofrojnë këto kompani, në një mënyrë tërthorazi ofrojnë ndihmë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
Në fund të këtij dëgjimi publik u theksua se ky Projektligj me disa ndryshime dhe plotësime, t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim përfundimta.