Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 13.05.2008




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, miratoi sot disa amendamente të Projektligjit për Vula në Institucionet e Republikës së Kosovës nr. L – 054/1, të cilat u bënë në bashkëveprim me Komisionin për Buxhet dhe Financa. Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe një shkresë e përbashkët e disa televizioneve rajonale të Kosovës, në të cilën kërkohet ndryshimi i Ligjit për Këshillin e Pavarur të Mediave. Lidhur me këtë u tha se është e udhës të debatohet për këtë ligj me përfaqësues të televizioneve rajonale për të shikuar se ku janë problemet, për të cilat ankohen ato.
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media