Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
, 13.05.2008
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, të cilin e kryesonte kryetari i Komisionit, z. Ismet Beqiri, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i plan-programit të punës së komisionit për vitin 2008.
Në mbledhjen e përmendur duke folur për Plan-programin e punës së këtij komisioni për vitin vijues, përveç të tjerash është theksuar që plan-programi i përmendur në brendinë e tij përmban përveç procedimit dhe marrjes për shqyrtim të projektligjeve të ndryshme me karakter vital,në veçanti të projektligjeve të cilët janë nga fusha e të drejtave të njeriut dhe të barazisë gjinore, si dhe shqyrtimin i peticioneve të ndryshme të cilat qytetarët e Republikës së Kosovës ia drejtojnë këtij komisioni. Përveç kësaj, Komisioni, ka për detyrë dhe synim që të organizojë mbledhje si me institucionet e Kosovës, por para se gjithash me kompetentët nga Zyra e Avokatit të Popullit në Kosovë, me kompetentët nga Komisioni për Personat e Pagjetur në Qeverinë e Kosovës, si dhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe institucionet si për shembull me përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar , Kryqit Ndërkombëtar të Gjysmëhënës së Kuqe, KFOR-in, USAID-in dhe NDI-an.
Në bazë të Plan-programit të punës për vitin 2008, anëtarët e Komisionit në kuadër të vizitave të parapara do të vizitojnë disa institucione si ato lokale apo ndërkombëtare, të cilat ekskluzivisht merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe barazinë gjinore. Përveç kësaj anëtarët e Komisionit do të vizitojnë edhe asociacionet dhe shoqatat që merren ekskluzivisht me fatin e personave të pagjetur gjatë kohës së luftës së fundit në territorin e Kosovës.
Në fund të kësaj mbledhje të rregullt anëtarët e Komisionit me disa ndryshime dhe plotësime miratuan Plan-programin e punës së këtij komisioni për vitin 2008.