Lajmet e fundit
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Jakup Krasniqi, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë , Dimitrije Rupel
, 13.05.2008
Në vijim të takimeve me zyrtarë të lartë të Sllovenisë, sot delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilit i prin kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dimitrije Rupel. Gjatë këtij takimi ministri Dimitrije Rupel tha se Sllovenia ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë, si mike e denjë e këtij shteti. Përpjekjet tona, theksoi Rupel, janë të përqendruara që t’ ju ndihmojmë , sidomos në anëtarësimin euroatlantik, por në të njëjtën kohë angazhohemi për pjesëmarrjen e Kosovës edhe në takime të rëndësishme ndërkombëtare. Në këtë takim u bisedua edhe për Misionin e UNMIK-ut pas 15 qershorit, si dhe për qëndrimin e Kosovës ndaj pozitës së minoriteteve. Në këtë frymë, Rupel tha se shteti i ri i Kosovës konsiderohet si shtet simpatik dhe këtë imazh duhet ta ruajë. Z. Dimitrije Rupel, u shpreh se Sllovenia tashmë ka vendosur që në Prishtinë të hapë ambasadën e vet.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, pasi foli për të arriturat në punën e Kuvendit të Kosovës në fushën e legjislacionit, çmoi lart ndihmën e Sllovenisë ndaj Kosovës , që e karakterizoi si vlerë të madhe. Ai kërkoi që edhe më tutje Sllovenia të mbështesë Kosovën në zhvillimet e mëtejme. Në vazhdim kryeparlamentari Krasniqi u angazhua për marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet , pra edhe me Serbinë, sidomos duke marrë para sysh fitoren e forcave proevropiane në zgjedhjet e fundit në Serbi.
Gjithë vizita e delegacionit parlamentar të Kosovës po kalon në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ftoi në vizitë në Kosovë, kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë France Cukjatin.