Lajmet e fundit

Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 14.05.2008




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raporti financiar i Buxhetit të Konsoliduar për vitin 2007. Këtë raport, në vija të shkurtëra, para anëtarëve, e arsyetoi zëvendësministri i Ministrisë për Ekonomi e Financa, z. Bedri Hamëza. Pas dëgjimit të raportit në fjalë nga ana e zëvendësministrit dhe diskutimeve gjithëpërfshirëse të anëtarëve të Komisionit, të njëjtit përkrahën procedimin e mëtejmë të Raportit financiar të Buxhetit të Konsoliduar për vitin 2007 (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje të Komisionit u shqyrtua edhe Projektligji për rehabilitimin professional, punësimin dhe aftësimin e personave me aftësi të kufizuara, me raportin e komisionit funksional- Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente, dhe u tha se për shkak të gabimeve gjuhësore të cilat dukshëm ndikojnë në kuptimin e drejtë të disa amendamenteve të paraqitura, do të duhej që, përfaqësuesit e Ministrisë për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të takohen edhe një herë me Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, për evitimin e gabimeve gjuhësore, dhe harmonizimin e qëndrimeve të veta në tërësi në lidhje me këtë Projektligj.
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Buxhet dhe Financa