Lajmet e fundit

Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, vizitoi Termocentralin „Kosova B“

, 15.05.2008




Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, nën udhëheqjen e Muzejene Selmanit, kryetare e Komisionit vizitoi sot termocentralin“Kosova B“.

Anëtarët e Komisionit gjatë vizitës, në lokalet e drejtorisë së KEK-ut u takuan me drejtorin ekzekutiv të prodhimit në termocentralet „Kosova A dhe B“, z. Istref Klinakun dhe me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Në mbledhjen e përmendur, duke informuar për punën e tërësishme në termocentralet “Kosova A dhe B”, z. Klinaku theksoi se në këto dy termocentralet punojnë gjithëset 1.596 punëtorë, dhe se paga mesatare e punëtorëve është 330 €. Këto termocentrale, me prodhim të energjisë elektrike mbulojnë nevojat e Kosovës në maksimum deri 85%. Pjesa tjetër, prej 15 % të nevojave të energjisë elektrike kryesisht sigurohet nga importi. Në vazhdim z. Klinaku përmendi se si në termocentralin “Kosova A” po ashtu edhe në termocentralin “Kosova B” stabilimentet dhe makinat janë mjaft të vjetra (më shumë se 25 vjet), kështu që shpeshherë ndodhin havari të pa planifikuara dhe pasi që termocentralet e Kosovës nuk kanë mundësi të deponojnë energji rezervë elektrike, e gjithë kjo shkakton vështirësi shtesë në prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike. Përveç stabilimenteve të vjetruara, problem tjetër për termocentralet e Kosovës paraqet edhe Ligji mbi prokurimin publik, i cili shumë herë ndërprenë sigurimin e shpejtë të pjesëve rezervë në afatin sa më të shkurtë për sanimin e defekteve dhe këtë së pari në kazan turbina dhe rotor. Përveç kësaj, mospagesa e energjisë elektrike nga ana e shfrytëzuesve paraqet problem shtesë për prodhimin e rregullt dhe furnizimin me energji elektrike të popullsisë së tërësishme të Kosovës.
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, vizitoi Termocentralin „Kosova B“