Lajmet e fundit
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
, 16.05.2008
Sot, u mbajt seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilën e udhëhoqi kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Në fillim në pyetjet e deputetëve dhanë përgjigjet e tyre zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrat : Valton Beqiri, Enver Hoxhaj,Alush Gashi dhe Enver Hoxhaj. Pas vërejtjeve të deputetëve me rastin e shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet, ai u hoq nga rendi i ditës. Ndërkaq, në vijim u miratua në parim Projektligji për kualifikimet kombëtare.
Deputetët pastaj miratuan Projektligjin për procedurën jokontestimore, Projektligjin për përkrahje materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme dhe Projektligjin për përdorimin civil të eksplozivëve. Kuvendi përkrahu Rekomandimin e Komisionit për Buxhet e Financa që Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave t’ i kthehet Qeverisë për ripunim. Ndërkaq, shqyrtimi dytë i Projektligjit për procedurën përmbaruese u shty për një seancë tjetër.
Kuvendi përkrahu propozimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Sejdi Rexhepit, anëtar të Bordit të Autoritetit Qendror Bankar të Republikës së Kosovës, si dhe propozimin e Grupit Parlamentar të LDK- së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare. Në këtë seancë në bazë të propozimeve të grupeve parlamentare për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë Kundër Korrupsionit u zgjodhën : Gani Koci, Haki Shatri dhe Suzan Novobrdaliu, kurse anëtarë të organit përzgjedhës për Organin Shqyrtues të Prokurimit zgjodhi :Rifat Zylfiun, Isak Ademin dhe Besa Krajkun.