Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 19.05.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur për rendin e ditës së tri seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e ditës së nesërme, më 20 maj 2008, do të shqyrtohen për herë të parë gjashtë projektligje nga grupi i tretë i projektligjeve nga Propozimi i Martti Ahtisaarit, sipas procedurës së veçantë: Projektligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Projektligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Projektligji për menaxhimin e integruar dhe kontrollin e kufirit shtetëror, Projektligji për azil dhe Projektligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.
Të njëjtat projektligje do të kalojnë edhe shqyrtimin e dytë në seancën plenare të 21 majit.
Seanca e rregullt e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkaq, do të mbahet më 30 maj.
Në pjesën e parë të seancës, Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve për punën e Qeverisë. Duke e pasur parasysh numrin e madh të pyetjeve parlamentare, të cilat ende nuk kanë marrë përgjigje, Kryesia ka vendosur të kërkojë nga Qeveria që në këtë seancë pyetjet e parashtruara të marrin përgjigje, qoftë edhe duke e zgjatur kohen për këtë pikë të rendit të ditës.
Në vazhdim, në këtë seancë do të procedohet me shqyrtimin parë të Projektligjit për punën dhe të atij për Statistikat zyrtare, si dhe me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për procedurën përmbaruese. Do të shqyrtohet, ndërkaq edhe rekomandimi i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Duke e shqyrtuar rekomandimin e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion lidhur me procedimin e Ligjit për mineralet dhe të Ligjit për hulumtime gjeologjike (tërheqjen në rihartim të këtyre dy ligjeve, të cilat ende nuk janë shpallur), Kryesia ka vlerësuar se për këtë çështje nevojiten edhe konsultime paraprake me Qeverinë dhe Zyrën Ligjore të UNMIK-ut, para se për çështjen të vendosë seanca plenare.
Lidhur me Raportin për shpenzimet buxhetore të Kuvendit për tre mujorin e parë të vitit 2008, Kryesia ka vlerësuar se ai duhet të plotësohet ende, duke e shtyrë për një mbledhje tjetër.
Kryesia ka shqyrtuar edhe propozimin e një grupi të deputetëve për nxjerrjen e Deklaratës kundër shpifjeve të znj. Karla del Ponte, duke sugjeruar grupet parlamentare që deri në seancën e 30 majit të harmonizojnë tekstin e një rezolute apo deklarate për këtë çështje.
Kryesia po në këtë mbledhje ka biseduar edhe për dy vizita të kuvendarëve të Kosovës në Bruksel. Kryeparlamentari Krasniqi i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë se ai do të kryesojë një delegacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e vendeve të parlamenteve të vendeve të UE-së ( me 26 dhe 27 maj), në të cilin marrin pjesë edhe përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, e në të cilën ai do ta mbajë një fjalë. Takimin e dytë (më 28 dhe 29 maj) parlamentarët e Kosovës do ta kenë me përfaqësues të Parlamentit Evropian, ku do të shqyrtohen kahet e zhvillimeve në Kosovë dhe obligimet që pritet të përmbushë Kuvendi i Kosovës.
Kryesia po në këtë mbledhje ka debatuar për çështjen e Qendrës Administrative-Protokolare në Gërmi, duke shoshitur rrugëzgjidhje të problemit, si dhe gjetur mundësinë më të mirë për përfundimin e godinës për nevoja të Kuvendit dhe të institucioneve të tjera qeveritare të Kosovës.