Lajmet e fundit

Nga seanca plenare e Kuvendit

, 21.05.2008




Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në seancën e sotme të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, kanë shqyrtuar për herë të dytë pesë projektligje nga Propozimi i Marti Ahtisaarit, të cilat edhe i kanë miratuar: Projektligjin për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Projektligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Projektligjin për menaxhimin e integruar dhe kontrollin e kufirit shtetëror dhe Projektligjin për azil.

Rekomandimet e Komisionit ad hoc parlamentar, bashkë me amendamentet e propozuara për këto projektligje, i ka prezantuar anëtari i këtij komisioni, Lutfi Haziri.

Kryeparlamentari Krasniqi i ka njoftuar deputetët se në një takim të përbashkët të Kryesisë së Kuvendit bashkë me shefat e grupeve parlamentare është arritur pajtimi që Komisionit ad hoc t’i jepet edhe pak kohë për shqyrtimin e Projektligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Deputetët me shumicë votash kanë mbështetur qëndrimin e Kryesisë që Projektligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës të shqyrtohet ditën e premte, më 23 maj, në orën 10:00.
Nga seanca plenare e Kuvendit