Lajmet e fundit

U miratua Projektligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës

, 23.05.2008




Pas takimesh mbledhjesh gati permanente të Komisionit ad hoc parlamentar për shqyrtimin e projektligjeve nga Propozimi i Marti Ahtisaarit dhe konsultimeve të vazhdueshme me presidentin Sejdiu, kryeministrin Thaçi, kryeparlamentarin Krasniqi dhe faktorët ndërkombëtarë në Kosovë, lidhur me plotësimin e kalendarit të festave, deputetët e Kuvendit miratuan Ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ligji është pasuruar me dy amendamente, kurse festave shtetërore të Kosovës i janë shtuar edhe ditët memoriale: 28 Nëntori - dita e shqiptareve, 12 Qershori - dita e paqes, 6 Marsi - dita e Përkujtimit dhe e Respektit për Veteranet, 23 Prilli - dita e turqve, 8 Prilli - dita e romeve, 15 Shkurti - dita e ashkalinjëve, 28 Shtatori - dita e boshnjakeve dhe 6 Maji - dita e goranëve.

Ditët tjera memoriale përcaktohen nga Qeveria e Republikës se Kosovës në konsultim me Presidentin e Republikës Kosovës, nga të cilat dy ditë në konsultim me komunitetin serb të Kosovës – theksohet në raportin e Komisionit ad hok, të cilin para deputetëve e ka prezantuar, Fehmi Mujota, kryetar i komisionit.

Raporti i Komisionit është miratuar me shumicë votash të deputetëve të pranishëm në seancë, siç është miratuar edhe ligji në tërësi.

U miratua Projektligji  për festat zyrtare në Republikën e Kosovës