Lajmet e fundit

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës viziton Parlamentin Evropian

, 25.05.2008




Sot, u nis në një vizitë zyrtare katër ditëshe në Parlamentin Evropian në Bruksel , një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilit i prin kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Në përbërje të delegacionit janë edhe anëtarë të Kryesisë dhe kryetar komisionesh të Parlamentit të Kosovës, si : Eqrem Kryeziu, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti,Slobodan Petroviq, Zylfije Hundozi dhe Xhezair Murati.

Ky delegacion merr pjesë në një takim të organizuar nga Parlamenti Evropian dhe Asambleja Kombëtare e Sllovenisë ( 26 dhe 27 maj), si dhe në një takim tjetër ndërparlamentar ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës ( 28- 29 maj).Takimi i përbashkët parlamentar kryesohet nga kryetari i Parlamentit Evropian,Hans- Gert Poottering dhe kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, France Cukjati.

Në takimin e organizuar nga Parlamenti Evropian dhe Asambleja Kombëtare e Sllovenisë ( 26 dhe 27 maj) deputetëve të Parlamentit Evropian do t’ ju drejtohet kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.