Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion

, 23.05.2008




Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit, ku mori pjesë edhe Adem Grabovci, zëvendësministër i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, shqyrtoi sot Propozim vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpalljen e hapësirës-trases zonë me interes të veçantë publik të Kosovës për ndërtimin e autoudhëve Morinë-Merdar dhe Prishtinë-Hani i Elezit. Gjatë debatit u tha se këto rrugë kanë një rëndësi të madhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit, ndaj u përkrah rekomandimi që ky propozim i Qeverisë të shkojë në procedim të mëtejmë në Kuvend.
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion