Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 26.05.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i komisionit, u shqyrtuan Projektligji nr.03/0114/L-020/1 për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta banesore me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente;Projektligjin për vula në institucionet e Republikës së Kosovës me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shërbime publike, Administratë Lokale dhe Media, me amendamente; Vendimin nr.10/17(dt.24.04.2008) të Qeverisë me Përfundimin nr.03/0505/DO-272-01(12.05.2008) të Kryesisë së Kuvendit për lejimin e mjeteve financiare për Ministrinë e Punëve të Jashtme, kërkesën nr.03/0614/DO-328 (21.05.2008) të Agjencionit Kosovar kundër Korrupsionit (AKK) lidhur me lejimin e pagës së rrezikshmërisë për zyrtarët e AKK-së, si dhe shqyrtimin e rekomandimeve me amendamente të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me Projektligjin për procedurën Kontestimore me amendamente.
Pas debatit, të gjitha projektligjet dhe kërkesat u përkrahën për procedim të mëtejmë në Kuvend.
Pas debatit, të gjitha projektligjet dhe kërkesat u përkrahën për procedim të mëtejmë në Kuvend.