Lajmet e fundit
Xhavit Haliti foli në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
, 26.05.2008
Tre anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës morën pjesë në sesionin pranveror të Asamblenë Parlamentare të NATO-s që është duke u mbajtur në Berlin, Gjermani nga 23-27 maj 2008. Kuvendi i Kosovës është përfaqësuar nga delegacioni, cili udhëhiqej nga z. Xhavit Haliti, në përbërje të të cilit ishin Naim Maloku dhe Slobodan Petroviç, anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s marrin pjesë më se 500 delegatë nga shtetet anëtare të NATO-s, Parlamenti Evropian, asambletë interparlamentare dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tij në Komisionin e Dimensionit Civil për Siguri z. Haliti është përqendruar në vëmendjen që Kuvendi i Kosovës i kushton paqes dhe sigurisë për të gjithë rajonin, marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit me të gjitha shtetet.
Ai theksoi arritjet e mëdha që janë bërë me aprovimin e Kushtetutës lidhur me të drejtat e komuniteteve, religjioneve, decentralizimin dhe mbrojtjen e të drejtave kulturore dhe të trashëgimisë religjioze.
Siç edhe është bërë praktikë, në takime dhe konferenca të ndryshme multilaterale ku merr pjesë ndonjë delegacion i Kosovës, gjatë fjalimit të z. Haliti, delegacioni nga Serbia e ka lëshuar mbledhjen, për tu kthyer më vonë.
Përfaqësuesi i Federatës Ruse, z. Zhirinovskiy tha në protestë se delegacioni serb nuk mund të rrijë dhe të dëgjojë fjalën e delegacionit të Kosovës si vend i pavarur. Sa i përket shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ai theksoi se situata të tilla kanë potencial për të filluar luftën e tretë botërore. Z. Zhirinovskiy edhe një herë potencoi qëndrimin, tashmë të njohur rus se , ‘rezoluta 1244 është ende në fuqi’.
Përfaqësuesi serb reagoi ndaj fjalimit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës dhe kërkoi që negociatat shtesë të vazhdojnë për statusin e Kosovës. Ai krahasoi Kosovën me rastet tjera ku negociatat ende vazhdojnë, si rastin e Qipros dhe konfliktin Izraelito–Palestinez.
Z. Haliti falënderoi shtetet që kanë njohur Republikën e Kosovës, dhe gjatë një numri të takimeve bilaterale me deputetë të vendeve të ndryshme theksoi se Kosova është dhe do të vazhdojë të jetë faktor stabiliteti. Ai gjatë fjalimit të tij, shteteve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës, u kërkoi që të bëjnë atë sa më shpejt të jetë e mundur.