Lajmet e fundit
Fjalimi i mbajtur në Asamblenë parlamentare të NATO-s nga z. Xhavit Haliti
, 26.05.2008
I shquar President,
I shquar Sekretar Gjeneral
Te shquar Zonja dhe zotërinj
Se pari, me lejoni t’ju falënderoj për ftesën dhe për rastin që kam t’i drejtohem grupit tuaj te shquar në ketë sesion.
E përshëndesim Raportuesin e Përgjithshëm z.Vitalino Canas për punën e tij.
E falënderojmë atë për thellësinë e prezantimit te zhvillimeve te fundit në Kosovë.
Dëshiroj ta përmend shtimin e vëmendjes qe Kuvendi i Republikës se Kosovës i kushton paqes dhe sigurisë për të gjithë rajonin, marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin më të gjitha shtetet. Kuvendi i sapozgjedhur, në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007,e ka krijuar Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Bashkëpunim Ndërkombëtar,që si qellim e kanë fuqizimin e bashkëpunimit me komisionet homologe nga rajoni dhe me gjerë. Kosova është e vendosur për angazhim aktiv dhe integrim në Strukturat Euro-Atlantike.
Numri i kontakteve bilaterale me disa nga Parlamentet e përfaqësuara sot këtu gjithashtu është rritur. Në dy vjetet e fundit, e kemi pasur një program të thellë bashkëpunimi me katër parlamentet evropiane: Parlamentin Francez, Gjerman, Belg dhe atë Slloven.
Po ashtu dua te theksoj se Kuvendi i sapozgjedhur ka një numër të karakteristikave qe i mbrojnë dhe kujdesen për interesat e komuniteteve. Nga numri i përgjithshëm i 120 ulëseve, 20 janë të rezervuara për komunitetet jo shumice, nga të cilat 10 janë të rezervuara për komunitetin serb. Në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë dy ministra serbë të Kosovës dhe një ministri udhëhiqet nga një ministër i komunitetit turk. Pas shpalljes se Deklaratës se Pavarësisë, deputetet serbë të Kosovës i janë kthyer punës ne Kuvend dhe janë plotësisht pjesë e aktiviteteve. E njëjta vlen edhe për ministrat serbë të Kosovës në Qeveri.
Kuvendi i Kosovës e ka aprovuar Kushtetutën e re. Në kushtetutën e re janë përfshirë plotësisht garancitë për komunitetet. Gjithashtu janë përfshirë kapituj mbi decentralizimin dhe mbrojtjen e të drejtave kulturore dhe të trashëgimisë religjioze. Kushtetuta e re është në linje me Planin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Presidentit Ahtisari, që është certifikuar nga përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar dhe synon të arrije standardet më të larta ndërkombëtare. Në ketë mënyrë ne dëshirojmë ta konfirmojmë edhe një herë gatishmërinë tonë që Kosovën ta bëjmë një vend ku çdo qytetar dhe komunitet mund t’i realizojë të drejtat e tij/saj.
Pasi të hyjë në fuqi, më 15 qershor 2008, Kushtetuta e re e Republikës se Kosovës, Kosova prêt kalimin e përgjegjësive tek institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike. Ne e përshëndesim dislokimin e ICO-se dhe EULEX-it. Do te vazhdojmë bashkëpunimin me KFOR-in, BE-në dhe SHBA-të. Kuptojmë se “rikonfigurimi” i UNMIK-ut mund të qojë në një prani më të vogël, ndoshta simbolike të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Me ketë rast, dëshiroj qe t’i falënderoj vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës bashkë me shumicën e vendeve te BE-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Turqinë dhe vendeve të G-7-it. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe i ftojmë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë atë. Duke njohur Kosovën, institucionet e Kosovës do te bëhen më të fuqishme në vendosmërinë e tyre të sinqertë për ti afruar komunitetet pakicë, si dhe për tu siguruar atyre stabilitet dhe siguri në Kosovë e më gjerë.
Një gurthemel për rritjen e bashkëpunimit rajonal ka qenë agjenda e Selanikut ku perspektiva evropiane është përshkruar për te gjithë Evropën Juglindore. Kjo perspektivë evropiane është vizioni që Kosova e ndanë me të gjithë fqinjët.
Ne gjithashtu e përshëndesim Deklaratën e Këshillit te Evropës më 18 shkurt që e ripohon “përkushtimin e BE-se për ta mbështetur plotësisht dhe efektivisht perspektiven evropiane për Ballkanin Perëndimor”.
Kosova është plotësisht e përkushtuar për te themeluar marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë. Ne dëshirojmë t’ia ofrojmë dorën e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore Serbisë. Kosova është e vendosur t mbetet faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë.
Ne do te vazhdojmë bashkëpunimin me te gjitha shtetet nga rajoni dhe më gjerë.