Lajmet e fundit
Nga aktivitetet e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Parlamentin Evropian
, 27.05.2008
Gjatë vizitës zyrtare në Parlamentin Evropian në Bruksel, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, në përbërje të të cilit janë edhe anëtarë të Kryesisë: Eqrem Kryeziu, Xhavit Haliti, Slobodan Petroviq, si dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Zylfije Hundozi, ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe me grupet politike dhe anëtarët e parlamenteve kombëtare.
Në takimin plenar, të cilin e kanë bashkëdrejtuar kryetari i Parlamentit Evropian, Hans-Gert Pottering dhe kryetari i Kuvendit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë, France Cukjati, morën pjesë kryetarët dhe delegacionet e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të vendeve të BE-ë dhe të Parlamentit Evropian, e ku ishin të pranishëm edhe Olli Rehn, Rupel etj, ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
“Ky takim për Kosovën paraqet një ngjarje të rëndësishme të njohjes dhe të bashkëpunimit parlamentar, me Parlamentin Evropian, parlamentet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe në mënyrë të veçantë të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Krasniqi, i cili ka spikatur përparimet e Kosovës drejt demokratizimit të vendit, pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj nga shumë vende të botës.
“Me Deklaratën e Pavarësisë të miratuar më 17 shkurt 2008, me Kushtetutën e miratuar më 9 prill 2008, me pranimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Marrëveshje të Statusit të Kosovës, të paraqitur nga emisari i OKB-së, zoti Martti Ahtisaari, si dhe me miratimin e 25 ligjeve nga gjithsej 34 që dalin nga provizionet e këtij Propozimi, jemi zotuar para qytetarëve tanë dhe bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën demokratike, të vlerave evropiane, me qytetarët e saj të barabartë, duke siguruar të drejtat dhe mbrojtjen e komuniteteve pakicë, sipas standardeve të Bashkimit Evropian, ka theksuar kreu i Kuvendit të Kosovës”. Ai i ka garantuar parlamentarët evropian dhe ata të vendeve anëtare se Kosova do të jetë një faktor paqeje e stabiliteti i rajonit tonë.
Fjala e z. Krasniqi është pritur shumë mirë nga të pranishmit.
Edhe përfaqësuesit e tjerë në këtë takim folën për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata u shprehën për orientimin e tyre evropian, paraqitën të arriturat dhe sfidat e ardhshme drejt integrimit evropian, si dhe theksuan mbështetjen që i japin Kosovës në procesin e integrimit evropian.
Anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës morën pjesë edhe në grupet e ndara punuese për çështje të ndryshme, si në atë për Integrimi Evropian (Zylfije Hundozi, Mehmet Hajrizi), atë për Ekonomi (Xhavit Haliti, Eqrem Kryeziu) dhe Drejtësi, siguri e liberalizim të vizave (Jakup Krasniqi, Sllobodan Petroviq).
Delegacioni po i vazhdon takimet në Brukel.