Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione
, 27.05.2008
Në mbledhjen sotme të Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Republikës se Kosovës, të kryesuar nga Ismet Beqiri, kryetar i Komisionit, është debatuar lidhur me bashkëpunimin që do të ketë Komisioni me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të cilën përfaqësoi znj. Jennifer Ober. Përkitazi me këtë ajo theksoi se Misioni i OSBE-së në Republikën e Kosovës është i gatshëm të ofrojë këshilla ligjore teknike për të gjitha çështjet lidhur me procesin legjislativ , mbajtjen e seminareve njëditore për procesin legjislativ dhe teknikat e hartimit dhe shqyrtimit të legjislacionit, si dhe të ofrojë këshilla në aspektet strategjike, si marrjen e nismave që konsiderohen të nevojshme.
Ajo veçmas ofroi ndihmë në amendamentimin e Ligjit për barazi gjinore si dhe monitorimin e zbatimit të tij . Znj. Jennifer Ober e shihte si të nevojshme hartimin e Projektligjit për personat pagjetur, duke kërkuar që më parë të organizohet një tryezë rrumbullaket me ekspertet ligjor të të drejtave të njeriut, nën asistencën OSBE-së.