Lajmet e fundit
Fjala e kryeparlamentarit Krasniqi në mbyllje të takimit dyditor midis Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të Ballkanit Perëndimor
, 28.05.2008
Në mbyllje të takimit dyditor midis Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi, iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë:” Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi edhe njëherë orientimin proevropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në njërën anë dhe politikën e Bashkimi Evropian për të mbështetur fuqishëm proceset integruese evropiane të rajonit tonë.
Ne presim që Bashkimi Evropian të vazhdojë të jetë i angazhuar për të ndihmuar shpejtimin e proceseve integruese të vendeve tona.
Konsiderojmë që në rrugën tonë të përbashkët, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërtojnë mekanizma të ndryshëm bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, në funksion të integrimit evropian. Kosova është shumë e interesuar për këto forma nbashkëpunimi dhe për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, në fushën politike, ekonomike, kulturore etj.
Brenda vetes së saj Kosova ka filluar procesin e pajtimit ndëretnik dhe të respektit e të toleerancës midis qytetarëve të përkatësive të ndryshme.
Në Kosovë janë organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike, nga të cilat kanë dalë institucione stabile.
Konfliktet dhe incidentet ndëretnike në Kosovë tashmë i takojnë së kaluarës së hidhur.
Kushtetuta e re e Kosovës, e cila garanton barazinë qytetare, të Drejtat e Njeriut sipas standardeve ndërkombëtare dhe të Drejtat e Komuniteteve pakicë në përputhje të plotë me Pakon e peresidentit Ahtisaari e me instrumentet evropiane.
Ne po e zbatojmë politikën e diskriminimit pozitiv për pakicat, e në mënyrë të veçantë për komunitetin serb, por edhe politikën e përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Jemi të vetëdijshëm për sfidat tona sidomos në fushën ekonomike dhe atë të reformave, por Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës janë të vendosur në angazhimin për ndryshime pozitive dhe për integrime evropiane të Kosovës”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.