Lajmet e fundit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione priti delegacionin e grave të Republikës së Shqipërisë

, 28.05.2008




Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Republikës se Kosovës, i kryesuar nga Ismet Beqiri,kryetar dhe Sanije Aljaj anëtare zhvilluan sot takim pune me delegacionin e grave nga Republika e Shqipërisë, në përbërje: Mimoza Tauzi,Arijana Pupa,Lindita Ibrahimi, Kanqelia Vojka,Tatjana Gerxhaliu, Teuta Kalemi, Suzana Ago , Liljana Bica, Elfrida Zefi, Natasha Proka etj, të organizuar nga ana e NDI-së.

Ismet Beqiri i dëshiroi mirëseardhje delegacionit të grave të Republikës së Shqipërisë dhe e falënderoi organizatorin për këtë takim. Ai i njoftoi mysafiret lidhur me formimin e këtij Komisioni dhe fushëveprimtarinë e tij. Ai, nder të tjera veçoi si më të ndjeshme çështjen lidhur me personat e pagjetur,sepse ende disa familje nuk dinë asgjë për fatin e tyre. Në vazhdim ceku se çështja e barazisë gjinore ne Republikën e Kosovës është e rregulluar me Ligjin për barazi gjinore nr. 2004/8, gjë që tregon vullnetin politik për përmirësimin e pozitës se grave, përkatësisht arritjen e barazisë gjinore, duke filluar nga niveli lokal deri te ai qendror . Për këtë qëllim është themeluar edhe Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të zyrës se Kryeministrit dhe në nivele lokale. Mbrojtja e barazisë gjinore është inkorporuar edhe ne Kushtetutën e Republikës së Kosoves, që drejtpërdrejti do t’i respektojë parimet e barazisë gjinore, të cilat janë të pranuara në pajtim me parimet ndërkombëtare.

Komisioni mbikëqyr zbatimin e dispozitave të Ligjit për barazi gjinore , punën e Agjencisë për Barazi Gjinore,merr nisma për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit dhe amendamentimin e tij,monitoron marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore ,përgatit raporte për Kuvend në fushën e barazisë gjinore ,bashkëpunon me ministritë dhe zyrat komunale, monitoron aktet nënligjore dhe përcjell zbatimin e tyre,bashkëpunon me OJQ-të dhe institucionet publike,propozon nisma për kërkime dhe analiza në fushën barazisë gjinore. Po ashtu, ai ndihmon në ngritjen e vetëdijes mbi barazinë gjinore dhe i raporton Kuvendit të Kosoves lidhur me punën që është duke bërë Komisioni Në këtë kontekst z. Beqiri i njoftoi të pranishmit edhe lidhur me përqindjen pjesëmarrjes së femrave në fushën politikës dhe në institucionet të tjera të Republikës së Kosovës.

Mysafiret nga Shqipëria shtruan edhe disa pyetje, në të cilat u përgjigjën Ismet Beqiri dhe Sanije Alijaj. Ishte konstatim i përgjithshëm se takimet e këtilla janë më interes të dyanshëm, ndaj ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione priti delegacionin e grave të Republikës së Shqipërisë