Lajmet e fundit
Fjala e Kryetarit Jakup Krasniqi në takimin e parë ndërparlamentar të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës
, 29.05.2008
E nderuar zonja Doris Pack,
I nderuar zoti Manaj,
Të nderuar kolegë parlamentarë,
Jam i lumtur dhe shumë i nderuar të flas para jush në këtë takim ndërparlamentar midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, i pari pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian.
Ne e çmojmë lart politikën e Bashkimit Evropian dhe të Parlamentit Evropian për mbështetjen e gjithanshme Kosovës, kontributin personal të zonjës Pack dhe aktualisht përkushtimin intensiv për Ballkanin Perëndimor, duke e vënë lart në agjendë perspektivën e tij të sigurt evropiane.
Kuvendi dhe institucionet tjera të Kosovës janë tërësisht të angazhuar në realizimin e objektivave që e çojnë vendin tonë drejt stabilitetit të qëndrueshëm politik, shoqërisë multietnike, institucioneve demokratike të forta dhe drejt zhvillimit ekonomik. Kosova ka hyrë në rrugë të pakthyeshme të pavarësisë dhe të integrimit evropian, të demokracisë dhe të prosperitetit të vazhdueshëm.
Ne me dhembje dhe në frymën e kompromisit e kemi pranuar Pakon e zotit Ahtisari, por prezencën ndërkombëtare civile dhe atë të sigurisë e kemi mirëpritur, prandaj nuk presim hezitime dhe vonesa në vendosjen e misionit të Eulex në gjithë territorin e Kosovës, sepse nuk kemi më kohë për të humbur. Kosova ka mbetur pas në zhvillimet e brendshme, në perspektiven e mirëqenies qytetare dhe në integrimet evropiane, prandaj duhet vepruar shpejt dhe vendosmërisht. Në këtë kuptim ne kërkojmë fuqishëm nga OKB dhe nga BE që misioni ndërkombëtar në Kosovë të sqarohet sipas propozimit të presidentit Ahtisari, i miratuar gjerësisht dhe Kushtetuta e Kosovës të hyjë në fuqi në afatin e vet. E kam thënë edhe më parë që duke qenë Evropa në Kosovë, shpejtohet rruga e hyrjes së Kosovës në Evropë.
Kosova dhe institucionet e saj i dinë ndërkaq detyrat e veta dhe do të ballafaqohen drejtpërdrejt me probleme si korrupsioni dhe krimi, hapja e perspektivës së zhvillimit ekonomik, ndërtimi i institucioneve demokratike, stabile e të qëndrueshme, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve pakicë, liria e qarkullimit, e drejta e pronës dhe e kthimit të të zhvendosurve, reformat shoqërore dhe ekonomike, ngritja e cilësisë së arsimimit dhe shërbimit shëndetësor, ngritja e kapaciteteve administrative dhe reformimi i administratës etj.
Duke qenë popullsia jonë kryesisht e re, duke pasur një frymë të theksuar ndërmarrëse në Kosovë, duke siguruar një klimë shoqërore të pajtimit ndëretnik dhe të tolerancës qytetare, duke krijuar kushtet e favorshme të tërheqjes së investimeve, ne i kemi disa nga parakushtet dhe po krijojmë shumë të tjera për raporte të mira shoqërore të bashkekzistencës multietnike e multikulturore, por edhe premisa të zhvillimit të shpejtë dhe të sigurt.
Pasi ka përmbushur një agjendë të gjatë dhe të ngjeshur me stabilizimin postkonfliktual, me bisedimet për statusin dhe më veprimet e pas shpalljes së pavarësisë, Kosova i ka duart e lira të jetë tërësisht e impenjuar në procesin e integrimit evropian, duke specifikuar të metat e saj dhe rekomandimet e Komisionit Evropian për të. Ky Angazhim i intensifikuar do të përfshijë të gjitha institucionet dhe komunitetet, të cilat janë pjesë e tyre.
Më lejoni t’ju informoj që gjatë periudhës pas deklarimit të pavarësisë dhe miratimit të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës është i angazhuar në mënyrë shumë intensive për miratimin e legjislacionit të parashikuar në Pakon e Presidentit Ahtisari. Nga gjithsej 34 të parapara, tashmë janë miratuar 25 prej ligjeve. Kjo veprimtari intensive legjislative është shoqëruar me përfshirjen konstruktive të të gjithë deputetëve nga të gjitha komunitetet pa përjashtim dhe me një shpirt të fortë bashkëpunimi ndërmjet shumicës dhe opozitës. Në këtë fazë, Kuvendi i Kosovës është bërë institucioni kyç në udhëheqjen e të gjitha reformave ligjore, politike dhe ekonomike.
Më 9 prill Kuvendi e ka miratuar Kushtetutën e re të Kosovës, me të cilën kemi garantuar rend kushtetues që bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, mos-diskriminimit, të drejtës për pronën, të mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit dhe ekonomisë së hapur të tregut me konkurrencë të lirë. Kushtetuta siguron pronën private dhe publike, të drejta ligjore të barabarta për të gjithë investitorët dhe ndërmarrjet vendore dhe të jashtme, mbron konsumatorët dhe obligon qytetarët të paguajnë tatimet dhe kontributet e parapara me ligje.
Kushtetuta obligon që shpenzimet e financave publike dhe mbledhja e tyre të bazohen në parimet e llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës.
Kushtetuta, si dokument juridik e politik është bazë e sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe me integritet të pacenueshëm territorial. Ajo e shpall Kosovën Republikë të barazisë qytetare, shtet i së drejtës, me qeverisje demokratike dhe me shoqëri shumetnike.
Kushtetuta e Kosovës ngërthen vlerat më të mira të qytetërimit Evropian. Kushtetuta shpreh vendosmërinë tonë për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet.
Më 15 qershor 2008, Kushtetuta e re e Kosovës do të hyjë në fuqi. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme në historinë e vendit tim. Ne dëshirojmë atë ditë të shprehim mirënjohjen tonë për Kombet e Bashkuara për përpjekjet e konsiderueshme dhe arritjet e UNMIK-ut, duke marrë përgjegjësitë mbi supet e institucioneve të Kosovës dhe duke vendosur prezencën ndërkombëtare sipas Pakos së Presidentit Ahtisaari.
Mbërritja e EULEX në Kosovë është një kontribut i rëndësishëm që i ofrohet Kosovës nga Bashkimi Evropian. EULEX-i do të ndihmojë institucionet e Kosovës, autoritetet tona gjyqësore dhe agjensitë e zbatimit të ligjit në drejtim të një progresi të vazhdueshëm drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies në përputhje me institucionet demokratike dhe moderne Evropiane. Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria janë plotësisht të vendosur për të ndërtuar një partneritet dhe për ta mbështetur këtë mision duke zhvilluar politika dhe legjislacion të cilat kontribuojnë në sundimin e ligjit, tolerancën zero në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në shërbim të qytetarëve.
Përfundimi i administrimit ndërkombëtar të Kosovës nga Kombet e Bashkuara dhe futja e plotë e misionit EULEX do të bëjë të mundur që Kosova të marrë pjesë efektivisht në procesin normal të integrimit në Bashkimin Evropian si një motor i fuqishëm për stabilitetin, reformat politike dhe ligjore si dhe zhvillimin ekonomik.
Një nga prioritetet kryesore dhe strategjike të Republikës së Kosovës është fillimi i proceseve për integrimin e plotë të Kosovës në të gjitha institucionet Euro-Atlantike. Integrimi i Kosovës në këto struktura është një prioritet i pandryshueshëm i cili ka edhe një mbështetje të fortë nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe nga e gjithë klasa politike.
Në kuadër të integrimit Evropian, është shumë e rëndësishme për Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Përfitoj nga rasti i këtij takimi të bëj thirrje për mbështetjen politike për të bërë këtë të mundur.
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është një element thelbësor për avancimin e mëtutjeshëm të Kosovës në fushat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë pluraliste dhe shtetit të së drejtës. Gjithashtu, do të promovojë ndërgjegjësimin e qytetarëve të Kosovës në lidhje me identitetin dhe diversitetin kulturor Evropian.
Këshilli i Evropës është një burim ekspertize shumë i domosdoshëm për Kuvendin e Kosovës në përpjekjet e tij për të miratuar ligje që kanë si qëllim konsolidimin e stabilitetit demokratik nëpërmjet reformave politike, ligjore dhe kushtetuese bazuar në standardet Evropiane.
Kuvendi i Kosovës ka gjithashtu qëllim të fillojë një dialog të vazhdueshëm politik dhe diplomatik me të gjitha parlamentet e Evropës me qëllimin e arritjes së njohjes së Republikës së Kosovës nga të gjitha vendet Evropiane në një të ardhme sa më të afërt.
Kuvendi i Kosovës kërkon bashkëpunim me Parlamentin Evropian dhe me parlamentet e vendeve Evropiane për të promovuar shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira si dhe qasje në asistencë teknike, të cilat do të forcojnë kontrollin, ndikimin dhe mbikqyrjen e të gjitha niveleve të qeverisjes nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.