Lajmet e fundit

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës kthehet nga vizita në Parlamentin Evropian

, 29.05.2008




Të premten, më 30 maj 2008 , delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilit i prin kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kthehet nga vizita katërditëshe në Parlamentin Evropian. Në përbërje të delegacionit ishin edhe anëtarë të Kryesisë dhe kryetar komisionesh të Parlamentit të Kosovës, si : Eqrem Kryeziu, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Slobodan Petroviq dhe Zylfije Hundozi . Gjatë kësaj vizite, pos aktiviteteve tjera , delegacioni parlamentar i Kosovës ka mbajtur një takim me parlamentarë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, si dhe një takim me Parlamentin Evropian.

Delegacioni në Aeroportin e Prishtinës arrin rreth orës 15, ndërsa konferenca për media mbahet në ambientet e Aeroportit, duke filluar nga ora 15, 30.