Lajmet e fundit
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës u kthye nga vizita në Bruksel
, 30.05.2008
Sot u kthye nga vizita në Bruksel delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, në, në përbërje të të cilit ishin edhe anëtarë të Kryesisë: Eqrem Kryeziu, Xhavit Haliti, Sabri Hmiti, Slobodan Petroviq, Xhezair Murat dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Zylfije Hundozi.
Kryeparlamentari Krasniqi, në të kthyer, në Aeroportin e Prishtinës mbajti një konferencë për gazetarë, në të cilën theksoi rezultatet e vizitës në Bruksel. Ai ka vënë në pah rëndësinë tepër zëmadhe për Kosovën takimi dyditor me delegacionet e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të vendeve të BE-ë dhe të Parlamentit Evropian që bashkëdrejtohej nga kryetari i Parlamentit Evropian, Hans-Gert Pottering dhe kryetari i Kuvendit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë, France Cukjati, si dhe takimi tjetër ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian.
Në këto takime, ka thënë Krasniqi, vendet e Ballkanit Perëndimor treguan gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për t’u integruar në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht u tregua gatishmëri e lartë e udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe të Parlamentit Evropian për ta bërë Ballkanin Perëndimor pjesë të veten. Ai tutje ka sqaruar përmbajtjen e fjalës së tij në këto takime, sidomos për sa i përket punës së Kuvendit prej 17 shkurtit e këndej, fjalë kjo që është mirëpritur në Parlamentin Evropian, ka thënë Krasniqi.
Më 28 maj 2008 kemi pasur takim me kryetarin e Parlamentit Evropian, Hans-Gert Pottering, ku për herë të parë Kosova është prezantuar në Parlamentin Evropian me flamurin e saj, ka thënë Krasniqi, i cili ka shpjeguar se aty është folur për zhvillimet në Kosovë, për perspektivën evropiane të Kosovës, për sfidat që dalin për Kosovën pas 15 qershorit, kur do të hyjë në fuqi Kushtetuta e Kosovës, si dhe për mbështetjen të cilën do ta ketë vendi ynë nga Parlamenti Evropian.
Më 28 dh 29 maj janë zhvilluar edhe dy sesione të para që Kuvendi i Kosovës i realizonte Parlamentin Bashkimin Evropian. Në takime kemi shkëmbyer pikëpamje për kontributin që pritet nga prania ndërkombëtare në Kosovë, kemi prezantuar Kushtetutën dhe implementimin e standardeve për monoritetet, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, për situatën ekonomike dhe sociale në Kosovë, si dhe për politikën e Kosovës në fushën e arsimit dhe për vështirësitë në këtë lëmë.
Në fund të takimit kemi miratuar një deklaratë të përbashkët e dy delegacioneve, të nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe zonjës Doris Pak, kryetare e Komisionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, në të cilën janë përmbledhur rezultati i takimit ndërparlamentar ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamenti Evropian.
Deklarata u është shpërndarë gazetarëve të pranishëm në këtë konferencë shtypi.