Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi priti ambasadorin e Danimarkës, Hugo Anderson
, 03.06.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot ambasadorin e Danimarkës në Vjenë , Hugo Anderson, që e mbulon edhe Kosovën, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, për punën e ngjeshur të Kuvendit të Kosovë dhe për marrëdhëniet ndërmjet kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Danimarkës.
Duke i dëshiruar mirëseardhje mysafirit, kraeparlamentari Krasniqi ka theksuar se Danimarka i ka ndihmuar proceset politike në Kosovë dhe ndër të parat vende e ka njohur pavarësinë e vendit tonë.
Krasniqi ka theksuar aktivitetin ligjvënës të Kuvendit, sidomos efikasitetin e tij për sa i përket miratimit të ligjeve që burojnë nga Plani Gjithëpërfshirës i Ahttisarit. Kuvendi dhe institucionet e tjera të Kosovës, ka thënë Krasniqi, janë të gatshme t’i marrin përgjegjësitë e tyre që të ndërtojnë dhe zhvillojnë një shoqëri demokratike. Jemi duke i përmbushur obligimet ndaj qytetarëve tanë dhe bashkësisë ndërkombëtare, ka pohuar kreu i legjislativit të vendit.
Ambasadori i Danimarkës në Kosovë me rezidencë në Vjenë, Hugo Anderson, e ka uruar kryeparlamentarin Krasniqi për shpalljen e pavarësisë së vendit dhe e ka përgëzuar atë për menaxhimin e mirë të situatës në vend nga bartësit e institucioneve të Kosovë. Ai është shprehur i bindur se pas 15 qershorit, kur do të hyjë në fuqi Kushtetuta e vendit, do të krijohen konditat e nevojshme që vendi të funksionojë si shtet demokratik për të gjithë qytetarët e saj dhe të përmbush të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre, sidomos të pjesëtarëve të minoriteteve, në mënyrë që Kosova të jetë shembull i një shoqërie multietnike evropiane.
Ty bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë që ka demokracia parlamentare dhe në këtë vështrim janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar.
Krasniqi ka premtuar se Kuvendi i Kosovës do të ketë kontakte gjithnjë e më të shpeshta me Parlamentin danez, por edhe me parlamentet e vendeve të tjera skandinave.