Lajmet e fundit
Nga seanca plenare e Kuvendit
, 05.06.2008
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, deputetët kanë shqyrtuar për herë të dytë pesë projektligje nga Propozimi i Martti Ahtisaarit: Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, Projektligjin për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, Projektligjin i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Projektligjin për themelimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Zyrës së Auditimit të Kosovës, si dhe Projektligjin për hekurudhat e Kosovës. Këto projektligje, si edhe të tjerët nga Propozimi Gjithëpërfshirës, janë proceduar sipas procedurës së veçantë, konform mocionit të miratuar më 15 shkurt të këtij viti.
Rekomandimet e Komisionit Ad hoc për këto projektligje i ka prezantuar para deputetëve kryetari i këtij komisioni, Fehmi Mujota.
Të pesë ligjet, bashkë me amendamentet e propozuara nga Komisioni Ad hoc janë miratuar me shumicë votash të deputetëve.