Lajmet e fundit
Deklaratë e kryeparlamentarit Krasniqi kundër sulmit mbi shtëpinë e kryeministrit Thaqi
, 07.06.2008
Kryetari
Deklaratë
Në orët e natës së mbrëmshme u sulmua në shtëpinë e saj familja e Kryeministrit të republikës së Kosovës, zotit Hashim Thaçi në Prishtinë. Ky sulm kriminal e qyqar me armë në shtëpinë e zotit Thaçi dhe të familjes së tij është edhe një përpjekje e shqetësuar dhe e kotë për të shantazhuar e penguar Qeverinë e institucionet tjera të Kosovës në përmbushjen e misionit historik të tyre.
Në kohën kur Republika e Kosovës dhe populli i saj po përgatiten për ta inauguruar Kushtetutën e Pavarësisë dhe kur institucionet tona do t’i marrin kompetencat e shtetësisë e të sovranitetit të vendit, në vigjilje të shënimit solemn të nëntëvjetorit të lirisë dhe të paqes në Kosovë, sulmi mbi Kryeministrin Thaçi dhe familjen e tij, vjen si një mesazh kundër Kosovës, institucioneve të saj e zhvillimeve historike nëpër të cilat po kalojmë.
Kërkojmë që organet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, ta hetojnë këtë ngjarje kriminale, duke i identifikuar dhe sjellë para drejtësisë aktorët e saj.
Prishtinë,
më 7 qershor 2008
Jakup Krasniqi
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës