Lajmet e fundit
Fjala e kryeparlamentarit Krasniqi në Konferencën “Një Kushtetutë Evropiane për Kosovën”
, 09.06.2008
I nderuari President i Republikë së Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu,
I nderuari Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, zoti Hajredin Kuqi,
Të nderuar përfaqësues politikë dhe diplomatikë ndërkombëtarë,
Të nderuar deputetë,
Zonja dhe zotërinj,
Na ndajnë vetëm edhe pak ditë nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së re të Republikës së Kosovës. Them e re, sepse Kosova ka tashmë një traditë të gjatë kushtetuese, që nga viti 1974, kur me gjak e përpjekje e avanconte statusin e saj kushtetues federal, pastaj më 1991, kur shpallej republikë e pavarur nga Serbia, më 1999 në Marrëveshjen e Rambujesë dhe së fundi më 2001, me Kornizën Kushtetuese, e cila vazhdon të jetë në fuqi deri më 15 qershor të këtij viti.
Hyrja në fuqi e Kushtetutës është padyshim një ngjarje madhore e zbatimit në praktikë të pavarësisë dhe të parimeve demokratike të jetës së shtetit tonë të pavarur, sovran dhe demokratik.
Kushtetuta jonë, e miratuar më 9 prill 2008, në të 14 kapitujt e 162 nenet e saj përshkohet nga fryma moderne e vlerave më të përparuara të demokracisë perëndimore. Ajo përbën petkun juridik të pavarësisë, sanksionon të drejtat e liritë themelore të njeriut, të drejtat e komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre, kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, si kuvendi, presidenti, qeveria, pushteti lokal, sistemi i drejtësisë e gjykata kushtetuese, përcakton marrëdhëniet ekonomike, sigurinë, institucionet e pavarura etj.
Kushtetuta është bazë e sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror e shtetit të Kosovës. Sovraniteti i Kosovës buron nga populli dhe i takon atij.
Kosova edhe me aktin më të lartë të saj juridik, e shpall veten si republikë parlamentare të barazisë qytetare me qeverisje demokratike e shoqëri shumetnike, me kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht dhe me integritet të pacenueshëm territorial.
Në Kosovë pushtetet janë të ndara. Kuvendi i Kosovës si organi më i lartë legjislativ i Republikës i zgjedhur drejtpërdrejt, ka rolin e qartë dhe të fuqishëm në legjislacion, në kontroll dhe në përfaqësim.
Presidenti i Republikës përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve, kurse Qeveria është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e të politikave shtetërore. Kryeministri përfaqëson dhe udhëheq qeverinë.
Që nga 15 qershori Kosova edhe në jetën praktike të vendit do të ketë rend kushtetues që bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë e të barazisë.
Për të sotmen dhe të ardhmen tonë, ne duhet të sigurohemi për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e komuniteteve pakicë, për sundimin e ligjit, për të drejtën e pronës, mbrojtjen e mjedisit, drejtësinë sociale, pluralizmin dhe për ekonominë e hapur të tregut.
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje fetare.
Kosova, si subjekt ndërkombëtar, ka mundësi të bëjë marrëveshje ndërkombëtare dhe të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë. Ajo merr obligime për respektimin e së drejtës ndërkombëtare.
Pushteti gjyqësor në Kosovë është unik, i pavarur dhe i pa anshëm. Gjykata Kushtetuese është autoritet përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.
Kushtetuta garanton ekonominë e tregut me konkurrencë të lirë, siguron të drejta ligjore të barabarta për investitorët dhe ndërmarrjet vendore e të jashtme.
Kushtetuta obligon që shpenzimet e financave publike dhe mbledhja e tyre të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë dhe transparencës. Pushteti lokal bazohet në qeverisje të mirë, transparencë dhe në ofrimin efektiv të shërbimeve publike. Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare dhe profesioniste e sigurisë, kurse Këshilli i Sigurisë është institucion që përgatit strategjinë e sigurisë së Republikës.
Forca e sigurisë, sikur edhe Agjencia e Kosovës për inteligjencë do të jenë nën kontrollin demokratik të Kuvendit të Kosovës.
Kushtetuta përcakton edhe institucionet e pavarura, si Avokati i Popullit, Auditori i përgjithshëm, Komisioni Qendror Zgjedhor, Banka Qendrore, Komisioni i Pavarur i Medieve etj.
Nëpërmjet të dispozitave kalimtare Kushtetuta normon prezencën ndërkombëtare, civile dhe ushtarake, e cila gëzon respektin e institucioneve dhe popullit të Kosovës. Hyrja në fuqi e Kushtetutës, si dokument i rëndësishëm politik dhe juridik, si dhe aprovimi i Himnit të Kosovës, përmbyllin kuadrin e dokumenteve dhe simboleve shtetërore, të cilat do të bëjnë të mundur funksionimin normal të Republikës së Kosovës.
Respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve të Kosovës është një obligim moral, patriotik dhe qytetar e shtetëror për secilin prej nesh, sepse ato do ta bëjnë Kosovën shtet funksional e modern të së drejtës dhe subjekt të respektueshëm ndërkombëtar.