Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane
, 10.06.2008
Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e Komisionit, mbajti sot një dëgjim me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës,z. Hajredin Kuqi, lidhur me Instrumentin e Para - Anëtarësimit (IPA) i Bashkimit Evropian , i cili ka për qëllim ofrimin e asistencës financiare vendeve që synojnë anëtarësim në BE. IPA përfshin vendet kandidate për anëtarësim në BE (Kroacia, Maqedonia dhe Turqia), si dhe vendet kandidate potenciale ( Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë- Hercegovina dhe Serbia). Në fillim, z. Hajredin Kuqi, para të pranishmëve dha një pasqyrë të projekteve të cilat parashihet të realizohen në Kosovë, në këto fusha: sundimi i ligjit, reforma e administratës publike, trashëgimia kulturore dhe kthimi i personave të zhvendosur, edukimi dhe punësimi, strukturat për zhvillim rajonal në Kosovë ( themelimi i agjensioneve për zhvillime ekonomike), ambienti dhe energjia. Nga IPA 2008 Kosova do të përfitojë gjithsej 152, 8 milionë euro. Menaxhimi i mjeteve, si edhe në shtetet tjera, u theksua në vijim, bëhet nga Komisioni Evropian.
Në këtë vështrim u fol edhe për detyrat dhe obligimet që ka Kosova drejt rrugës së integrimeve evropiane. Zëvendëskryeministri , por edhe diskutuesit, i kushtuan vëmendje ofrimit të programeve sa më të mira, me anë të të cilave do të mundësohej sigurimi i investimeve nga Unioni Evropian. Në të gjitha aktivitetet, u tha me këtë rast, duhet të nxjerrim mësime nga pësimet e shteteve që kanë kaluar nëpër rrugën e tranzicionit dhe hyrjes në UE. Z. Hajredin Kuqi, theksoi me këtë rast se Qeveria e Kosovës ka bërë planin strategjik dhe planin për partneritet evropian drejt integrimit evropian. Është duke u përgatitur edhe Ligji përkatës , në bazë të të cilit do të formohet Ministria për Integrime Evropiane, mirëpo, derisa të ndodhë kjo, është e nevojshme që të funksionalizohen mekanizmat edhe në kuadër të ministrive ekzistuese që kanë të bëjnë