Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 10.06.2008
Të mërkurën, më 11 qershor, në orën 11:00, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për miratimin e Himnit Shtetëror të Republikës së Kosovës. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas kërkesës së përbashkët të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit, Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare.
Në këtë mbledhje është vendosur edhe për një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, më 16 qershor, në të cilën deputetëve do të drejtohet kongresisti amerikan Eliot Engel. Ai udhëheq një delegacion të kongresistëve dhe të përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, për vizitë disaditëshe në Kosovë.
Seanca e rregullt e Kuvendit, ndërkaq, do të mbahet më 19 qershor.
Pjesa e parë e kësaj seance është rezervuar për pyetjet parlamentare dhe përgjigjet e Kabinetit Qeveritar në këto pyetje, kurse pastaj do të procedohet me projektligjet. Për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për Armët, ai Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-43 për Akreditimin, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.
Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen Projektligjet për përfitimet e ish-zyrtarëve të lartë.
Kryesia ka vendosur që për këtë seancë ta radhisë edhe shqyrtimin e kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë e të Financave për ri-destinimin e mjeteve për investime kapitale nga projekti “Kompleksi i ri Qeveritar” në projektin “Rinovimi i Pallatit të Medieve”, si dhe të njoftohet seanca për Rekomandimin e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion lidhur me tërheqjen e Ligjit për miniera e minerale, të Ligjit për hulumtime gjeologjike, si dhe miratimin e vërejtjeve në Ligjin për ngrohje qendrore.
Duke e shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për Buxhet e Financa për lejimin e pagesës shtesë për rrezikshmëri në punë për të punësuarit në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Kryesia ka marrë qëndrim që kërkesa e Agjencinë Kundër Korrupsionit, t’i adresohet Qeverisë.
Për ta radhitur në seancën vijuese mocionin e deputetit Driton Tali, mbështetur edhe nga pesë deputetë të Kuvendit, për nxjerrjen e një deklarate lidhur me formimin (eventual) të strukturave paralele komunale serbe në Kosovë, në bazë zgjedhjeve të 11 majit, Kryesia kërkoi që parashtruesi i kërkesës ta dorëzojë edhe tekstin bazë të kësaj deklarate.