Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 12.06.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën ishin ftuar të merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që sot të thërras seancën e Kuvendit ( fillon në orën 15:00) për shqyrtimin e parë të Grupit të pestë të projektligjeve nga Propozimi i Martti Ahtisaarit, sipas procedurës së veçantë: Projektligjin për shpërbërjen e Trupave Mbrojtje të Kosovës, Pl. për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Pl. për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2006/50 për zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale, Pl. për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2005/20 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/35 për Fondin Pensional të Kosovës, Pl. për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2005/2 mbi themelimin e Komisionit të Pavarur për Minierat dhe Mineralet në Kosovë, Pl. për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2004/49 për veprimtaritë e ofruesve të shërbimeve të ujësjellësit, kanalizimit dhe të mbeturinave, Pl. për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2003/16 për shpalljen e Ligjit për Telekomunikacion të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Pl. për ndryshimin e Ligjit të Kuvendit të Kosovës 2004/9 mbi Rregullatorin e Energjisë, Pl. për ndërmarrjet publike dhe Pl. për ndryshimin e Rregullores se UNMIK-ut 2008/13 mbi miratimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe shpenzimet e autorizuara për periudhën 1 janar deri me 31 dhjetor 2008.
Megjithëse të gjithë anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar për nevojën e miratimit të ligjeve nga Plani Gjithëpërfshirës para 15 qershorit, ka pasur zëra që kanë vlerësuar se mbetet pak kohë për Komisionin ad hoc dhe për deputetët që t’i lexojnë dhe analizojnë këto projektligje, ndërkaq, është theksuar se jo të gjitha projektligjet e ofruara nga Qeveria, i takojnë drejtpërdrejt Planit të Ahtisarit, porse ato kanë të bëjnë me transferin e kompetencave nga UNMIK-u tek Qeveria e Kosovës.