Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi shtron drekë për gazetarë
, 13.06.2008
Për nder të festave të Qershorit dhe në vigjilje të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka shtruar sot drekë për gazetarët, xhiruesit dhe fotoreporterët e akredituar në Kuvendin e Kosovës, si dhe për drejtuesit e medieve, me ç’rast edhe është bashkëbiseduar me gazetarë për zhvillimet në vend, për punën dhe rolin e Kuvendit për sendërtimin e shtetit të Kosovë, si dhe për bashkëpunimin me mediet në funksion të transparencës dhe të qasjes në punën e Kuvendit.
Krasniqi e ka vlerësuar punën e mirë të medieve për prezantimin e punës së Kuvendit të Kosovës, por edhe kritikën për ndonjë vonim a ngecje në punën e legjislativit, ndërkaq është angazhuar për liri të plotë të medieve për raportim nga institucionet e vendit. Ai ka premtuar kushte më të mira për gazetarë, hapje të burimeve të informacionit për aktivitetet e Kuvendit, si dhe sinjal televiziv të seancave plenare për të gjitha televizionet e interesuara me frekuenca nacionale.
Duke folur për punën që ka bërë Kuvendi për sendërtimin e shtetit të Kosovës, si shpallja e Pavarësisë, miratimi i Kushtetutës, miratimi i ligjeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit dhe miratimi i simboleve shtetërore të Kosovës: flamurit, stemës dhe himnit, Krasniqi e ka quajtur me fat këtë gjeneratë, e cila po e përmbyll procesin e shtetformimit dhe të lirisë së popullit të Kosovës, për të cilat kanë punuar dhe janë sakrifikuar sa e sa gjenerata paraardhëse.
Lidhur me rolin në rritje të diplomacisë parlamentare që po e luan Kuvendi i Kosovës, Krasniqi ka përmendur vizitën në Parlamentin e Belgjikës dhe nënshkrimin e i Marrëveshjes së bashkëpunimit me këtë parlament, pastaj vizitën në Parlamentin e Sllovenisë dhe sidomos pjesëmarrjen në takimin e Parlamentit Evropian me parlamentet e Evropës Juglindore, në të cilin takim është ekspozuar për herë të parë flamuri i Kosovës.
Në vazhdim të një bashkëbisedimi të lirë dhe spontan, kryeparlamentari Krasniqi u është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve lidhur me praninë ndërkombëtare në Kosovë, raportet e ardhshme EULEX-UNMIK dhe sidomos për letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
Krasniqi ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë qenë bashkëpunues të mirë me bashkësinë ndërkombëtare, jo vetëm për interes të Kosovës. Ai ka rikujtuar se edhe pavarësia e Kosovës është shpallur në koordinim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj jo vetëm institucionet e vendit, por edhe ato ndërkombëtare duhet të veprojnë konform Planit Gjithëpërfshirës të Ahtisarit, i cili ishte emisar special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Në insistimin e gazetarëve për sqarimin e qëndrimit të tij lidhur me “rikonfigurimin neutral që nuk paragjykon statusin e Kosovës” që theksohet në letrën e kreut të OKB-së, Krasniqi është shprehur prerë: “ Statusi i Kosovës është i paragjykuar – Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.