Lajmet e fundit
Fjala e kongresistit Eliot L. Engel në Parlamentin e Republikës së Kosovës
, 16.06.2008
Kryeministër Thaçi,
President Sejdiu,
Kryeparlamentar Krasniqi, dhe
Deputet të Parlamentit,
zonja dhe zotërinj, dhe miq,
Është nder dhe kënaqësi t’i drejtohem Parlamentit të Kosovës së re dhe të pavarur. Kjo është hera e dytë që kam privilegjin e madh të flas në Parlamentin e Kosovës, por për shkak të pavarësisë kjo ka një kuptim më të madh për mua. Po ashtu sot jam këtu bashkë me kolegen time nga Dhomën e Përfaqësuesve, Jean Schmidt nga Ohajo, e cila po viziton Kosovën për herë të parë. E di se do ta mirëpritni atë sikurse që më keni mirëpritur mua gjithnjë.
Siç e dini, unë kam qenë në Kosovë shumë herë më parë. Në vitin 1988, kur Kosova mundohej të ketë zgjedhje të lira, autoritetet në Beograd nuk i lejonin. Unë desha të vijë në Kosovë në atë kohë për të ndihmuar vëzhgimin dhe të tregoj përkrahjen time për zgjedhjet. Autoritetet Serbe në Beograd më refuzuan vizën dhe kur u mundova të hyj në Kosovë, më kthyen në kufirin me Maqedoninë.
Javën që pasoi ne mbajtëm një tubim për Kosovën e pavarur para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në New York. Unë ju drejtova turmës prej afër 1000 njerëzve dhe thashë, “Javën e kaluar, unë u mundova të shkoj në Kosovë dhe Millosheviqi nuk më la të hyj. Por kam lajme për të, një ditë do të jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe nuk do ta lejojmë atë të hyjë brenda.”
E po, miqtë e mi, ne jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe Millosheviqi, për krejt arsyet që veç i dini, nuk do të vijë të festojë lirinë me ne.
Kur u deklarua pavarësia me 17 Shkurt, unë u preka aq shumë duke shikuar në televizion festimet në Prishtinë dhe Kosovë. Isha posaçërisht i prekur nga fakti që me mijëra shtetas tuaj e valëvitnin flamurin Amerikan në rrugët e Kosovës. Ditën tjetër kur ishte edhe ditëlindja ime, Shtetet e Bashkuara e pranuan Kosovën. Kjo ishte dhurata më e mirë që e kam fituar ndonjëherë për ditëlindje.
Dua t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë gjithmonë krahas me popullin e Kosovës në dëshirën e tyre për të ndërtuar një shtet të fortë, të pavarur dhe një shoqëri të lirë. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë shumë gjëra të përbashkëta, përfshirë këtu edhe idealin për liri dhe demokraci. Dhe natyrisht ju siguroj personalisht se derisa unë vazhdoj të punoj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, do të mbaj në zemër interesat më të mirë të dy shteteve tona dhe do të siguroj se lidhjet mes dy shteteve tona do të jenë të forta dhe se Shtetet e Bashkuara do të japin krejt ndihmën e mundshme Kosovës. Unë gjithnjë kam thënë se populli i Kosovës është miku më i mirë i Amerikës, dhe populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë miqtë më të mirë të Kosovës.
Siç e dini, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në SHBA ndihmon të forcohen lidhjet mes dy shteteve tona. Unë kam afër këtu shume prej tyre, duke përfshirë mikun tim të mirë Harry Bajraktari. Kosovës i nevojiten investime dhe komuniteti Shqiptaro Amerikan duhet ta udhëheq këtë. Harry dhe Rrustem Gecaj, që të dy të lindur në Kosovë, janë investitorët Amerikanë kryesorë në Kosovë, dhe të tjerët duhet t’u bashkohen. Qeveria e re e Kosovës duhet të bëj çmos që të inkurajojë dhe shtyjë investimet përmes privatizimit dhe tatimit të volitshëm për biznese.
Ndërtimi i shtetit është qartazi një detyrë e vështirë. Kur rritesha në New York, lexoja për patriotët Amerikan që formuan shtetin e ri. Njerëzit si: George Washington, John Adams, Benjamin Franklin, dhe Thomas Jefferson janë emrat që vazhdimisht përsëriten në librat e historisë së Amerikës.
Por, këtu në Kosovë kjo është gjenerata e patriotëve që janë duke bartur barrën e shtetformimit. Ne nuk na duhet të lexojmë për këta patriotë në libra historie. Patriotët jeni të gjithë ju. Patriotët janë njerëzit e ulur sot në parlament këtu në Prishtinë. Patriotë janë njerëzit e Kosovës që përjetuan tiraninë, diktaturën, diskriminimin, dhe shumë përulje tjera për vite të tëra. Patriotë janë ata që u kthyen në Kosovë në vitin 1999 dhe panë shtëpitë e tyre të djegura dhe të shkatërruara, dhe të cilët punuan shumë t’i rindërtojnë ato dhe të rindërtojnë bizneset e tyre. Patriotë janë ata njerëz të Kosovës që kurrë nuk e humbën ëndrrën për pavarësi, dhe vazhduan të besojnë se pavarësia mund të ndodh një ditë, edhe pse nganjëherë dukej se kurrë nuk do ndodh. Njerëzit e Kosovës janë të gjithë patriotë të cilët me veprat e tyre luajtën një rol të rëndësishëm në ringjalljen e Kosovës, duke e bërë të mundur që të ketë një shtet të ri demokratik dhe të pavarur.
Mirëpo, aq sa jemi të lumtur në Kosovën e lirë dhe të pavarur, ka shumë sfida para jush. Shumë punë duhet të bëhet dhe puna e madhe ju pret. Ekonomia ka nevojë për ndihmë. Institucionet demokratike duhet të forcohen. Korrupsioni duhet të zhduket. Papunësia duhet të zvogëlohet. Duhet krijuar më shumë vende pune. Sektori i energjisë ka nevojë të riparohet urgjentisht dhe të ketë një strategji urgjente vendimtare. Pastaj të gjithë njerëzit e këtij shteti duhet ta dinë se ka një të ardhme të ndritur në Kosovë jo vetëm për shumicën shqiptare por edhe për minoritetet gjithashtu.
Kosova duhet të jetë një demokraci shumë-etnike, me mbrojte të drejtave të minoriteteve dhe religjioneve të minoriteteve. Xhamitë, manastiret, kishat dhe të gjitha shtëpitë e lutjeve duhet të mbrohen. Kosova duhet të jetë shembull për rajonin. Ne kurrë nuk duhet të keqtrajtojmë Serbët dhe minoritetet tjera ashtu siç i keqtrajtonte Millosheviqi shqiptarët. Duke i hapur dyert e lirisë për të gjitha kombet e kësaj toke, ju do të vendosni shtetin tuaj të ri në radhët e demokracive perëndimore dhe do të keni vend krahas Shteteve të Bashkuara dhe fqinjëve tuaj në Evropë.
Sot, shteti juaj udhëhiqet nga njerëz të aftë. E di se ju, Kryeministër Thaçi, dhe të tjerët keni luftuar shumë gjatë viteve të vështira për të larguar barrën e represionit ndaj popullit të Kosovës. Ata që i morrin armët në mënyrë që kombi i tyre një ditë të jetë i lirë janë heronj të këtij vendi, ata që nuk pranonin të konsideroheshin si qytetar të rendit të dytë.
Zoti Kryeministër, unë përkulem para jush dhe gjithë atyre luftëtarëve të guximshëm që luftuan në atë betejë.
Liria nuk vjen lehtë. Populli i Kosovës ka vuajtur shumë padrejtësi për shumë vite të mundimshme. Shumë familje sikur Jasharajt, Haradinajt, dhe shumë të tjera, kanë sakrifikuar në mënyrë që një ditë populli të jetë i lirë.
Dua të përshëndes shumë miq të mi në Parlament. President Sejdiu, është gjithnjë kënaqësi t’ ju shoh. Ministri i Punëve Të Jashtme Hyseni, më kujtohet para 10 vitesh kur punoje në Zyrën time si studiues në një program trajnimi. Gjithnjë bëj shaka dhe them se njerëzit që dalin nga zyra ime përparojnë dhe shkojnë tutje dhe Skënder, kjo vlen gjithsesi për ju.
Do t’isha i pakujdesshëm nëse nuk e përmend njeriun i cili ishte udhëheqës i juaji në kohërat më të vështira dhe të errëta dhe ishte instrumental duke siguruar se Kosova një ditë do të jetë shtet i pavarur dhe i lirë. Kisha nderin ta quaja mikun tim për vite të tëra dhe isha i pikëlluar kur morra pjesë në varrimin e tij në Prishtinë para disa vitesh. Natyrisht se po flas për Dr. Ibrahim Rugova i cili u sakrifikua aq shumë për popullin e tij. Është shumë tragjike dhe ironike që ai nuk e përjetoi ta sheh Kosovën plotësisht të lirë. Por themelin që ai e shtroi ishte shumë i fortë. Është themel mbi të cilin ne të gjithë jemi duke ndërtuar.
Mirëpo, tani jemi në vitin 2008 – vit i pavarësisë dhe tani jemi në prag të një fillimi të ri. Më shumë se 40 shtete kanë njohur Kosovën dhe shpresoj dhe besoj se edhe shtete tjera do ta bëjnë këtë gjë.
Mbrëmë, kisha nderin dhe privilegjin të marr pjesë në ceremoninë e mirëpritjes së hyrjes në fuqi të kushtetutës suaj të re. Po ashtu mësova se ky Parlament do të kalojë legjislaturën kyçe që do ta formojë Kosovën si shtet ku zbatimi i ligjit është me rëndësi kapitale. Miqtë e mi, demokracia po zë rrënjë të forta. Plani i Ahtisarit për mendimin tim, ofron një kornizë të mirë ku mund të ndërtohet dhe të zgjerohet republika juaj e re. Vizioni i Ahtisarit mund të mos jetët i përsosur, por është hap i mirë. Dëshiroj ta lavdërojë ish Presidentin e Finlandës Marti Ahtisarin, për kontributin e tij të rëndësishëm, ndjenjën e tij për drejtësi, dhe kuptimin e tij për realitetin praktik me të cilin ballafaqohet ky rajon. Puna e tij e palodhshme ka ndihmuar popullin e Kosovës që të arrijë në këtë ditë.
Shumë udhëheqës nga bota kanë qëndruar pranë vendit tuaj në kërkesën për pavarësi. Presidenti Bill Klinton e mposhti spastrimin etnik duke autorizuar bombardimin e ushtrisë së terrorit dhe represionit të Millosheviqit. Më kujtohet kur pata fol me President Klintonin në Washington gjatë kohës së spastrimit etnik dhe i pata thënë se ne nuk duhet ta lejojmë këtë të ndodhë; ne duhet të bëjmë diçka. Presidenti më është përgjigjur “Unë nuk do ta lejoj këtë të ndodhë.” Kjo edhe përshtatet se njëra prej rrugëve në Prishtinë quhet Bulevardi Bill Klinton. Unë po ashtu më duhet t’ju tregoj se ishte nder për mua të kem një rrugë në Pejë Bulevardi Kongresisti Eliot Engel.
Jam i lumtur që Presidenti Bush ka vazhduar politikat e njëjta për miqësi dhe përkrahje ndaj popullit të Kosovës. Politika e Shteteve të Bashkuara është vërtet jo partiake, dhe më vjen mirë që kolegia ime republikane Jean Smidt kongresiste nga Ohajo është këtu me mua sot. Së bashku ne demonstrojmë se Demokratët dhe Republikanët kanë të përbashkët përkushtimin ndaj këtij rajoni.
Unë besoj fuqishëm se përparimi ndodh vetëm atëherë kur Shtetet e Bashkuara angazhohen intensivisht ne Evropën Jugore. Udhëheqësit Amerikan kanë qene një forcë shtytëse këtu në Kosovë dhe përgjatë Ballkanit dhe ne nuk duhet të ikim nga sfidat që na presin.
Kushdo që do të zgjedhet Kryetar i Shteteve të Bashkuara këtë vit duhet të vazhdojë politikat e angazhimit dhe lidhjet e ngushta me popullin e Kosovës. Ju siguroj se nuk do të lë asnjë gur pa rrotulluar për të siguruar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të forcojë miqësinë me Kosovën dhe do ta sjellë miqësinë tonë në një epokë të re.
Por, komuniteti ndërkombëtar duhet ta kuptoj se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është e fortë dhe gjithmonë do të mbetet e palëkundur. Miqësia jonë është solide dhe përkushtimi jonë për demokracinë tuaj është i vendosur. Po ashtu, bota duhet ta dijë se Republika e re e Kosovës është e përjetshme. Ajo i është bashkangjitur shteteve që duan lirinë dhe qëndron me krenari në rajonin e shteteve rishtas të pavarura me synim në ardhmërinë Euro Atlantike. Sipas meje, mendoj se Kosova një ditë to t’i bashkohet Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë gjithashtu në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Më lejoni të komentoj po ashtu edhe për një çështje madhore të ditës. Përderisa po qëndroj këtu para jush sot, bashkësia ndërkombëtare po vendos se kur dhe si do të bëj tranzicionin prej Kombeve të Bashkuara në Bashkimin Evropian në Kosovë. Derisa ky është një vendim që do të merret nga të tjerët, porosia është e qartë. Koha e OKB-së për të udhëhequr praninë ndërkombëtare në Kosovë ka përfunduar. Ne nuk duhet të lejomë kundërshtuesit në Moskë, Beograd, dhe gjëkundi të bllokojnë përparimin e Kosovës dhe të krijojnë destabilitet. Sekretari Gjeneral duhet të përshpejtojë tranzicionin dhe duhet të lejojë misionin e EULEX-it të fillojë operimet e plota sa më shpejtë që është e mundur.
Ndërrimi nuk ka të bëjë vetëm prej UNMIK në EULEX. Tranzicioni i vërtetë është për qeverinë e Kosovës. Ne pamë se gjatë viteve të UNMIK-ut zvarritja e dorëzimit të kompetencave te udhëheqësit tuaj të zgjedhur, ka parandaluar popullin e Kosovës për të jetuar jetët e tyre dhe ka shkaktuar pakënaqësi. Transferimi i shumicës së kompetencave ka ndodhë në fakt në vitin e fundit, por me planin e Ahtisarit, unë shpresoj se do të shpejtoj ditën kur procesi i Kosovës kompletohet dhe Kosova bëhet plotësisht sovrane.
Dhe në fund, dëshiroj që të falënderoj veçanërisht Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara me bazë në Bondsteel. Dje unë dhe Jean Schmidt vizituam ushtarët amerikan dhe u treguam atyre sa shumë e çmojmë shërbimin e tyre. Ata kanë ndihmuar të ofrojnë siguri për krejt popullin e Kosovës pa dallim kombi dhe kanë përmbushur vlerat që Shtetet e Bashkuara i synojnë në tërë botën. Ata kanë falënderimin tim më të thellë dhe falënderimin e një kombi.
Sërish dëshiroj t’ju tregoj se ishte nder i madh për mua të flas në Parlamentin e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Më kujtohet kur hyra në Kongres para 20 viteve dhe nocioni që Kosova të bëhet tokë sovrane ishte një ëndërr. Atëherë kapeshim për kashtë duke u munduar që të luftonim represionin e Millosheviqit. Por sot, ëndrra u bë realitet dhe drejtësia u arrit. Liria juaj është në të mirë të komunitetit të kombeve dhe shpëtimi juaj është një provë e njerëzimit. Ju dëshiroj gjithë të mirat derisa hyni në këtë udhëtim madhështor dhe pres me padurim t’ju ndihmoj në ditët në vijim.