Lajmet e fundit
Fjalë në Kuvend, me rastin e vizitës së zotit Eliot Engel, anëtar i Kongresit të SHBA
, 16.06.2008
I nderuar President, zoti Fatmir Sejdiu,
I nderuar Kryeministër, zoti Hashim Thaçi,
I nderuar Përfaqësues i Zyrës Civile Ndërkombëtare, zoti Piter Fait,
I nderuar Kryesues i misionit të EULEX, zoti Kermabo,
I nderuar PSSP, zoti Ryker,
I nderuar Komandant i KFOR-it, zoti Marnhac,
Të nderuar deputetë, ministra, përfaqësues diplomatikë dhe të ftuar,
Zonja dhe zotërinj
Kuvendi ynë është sot shumë i nderuar dhe i privilegjuar ta ketë mysafir mikun e çmuar të Kosovës dhe popullit të saj, anëtarin e shquar të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotin Eliot Engel.
Zoti Engel mirë se erdhët në Republikën e Kosovë, mirë se erdhët në organin e saj më të lartë ligjvënës, në Kuvend. Duke ju përshëndetur Ju dhe bashkëpunëtorët që ju shoqërojnë, dëshiroj që në emër të Kuvendit të Kosovës t'ju falënderoj për vizitën që po na bëni në këto ditë solemne të shënimit të nëntëvjetorit të lirisë së Kosovës dhe të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Pavarësisë.
Emri juaj zoti Engel është shumë i njohur dhe shumë i dashur gjithandej në Kosovë. Angazhimi i pandërprerë dhe shumë i gjatë e shumë i frytshëm për të drejtën e Kosovës dhe të popullit të saj, ju ka bërë një figurë emblematike veçanërisht të respektuar në mendjet dhe zemrat e qytetarëve të Kosovës. Unë dua ta shfrytëzoj edhe këtë rast që më epet për t’ju shprehur Juve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirënjohjen e thellë dhe falënderimin e pafund, në emër të Kuvendit të Kosovës, të qytetarëve dhe timin personalisht për gjithë çfarë keni bërë për Kosovën e për qytetarët e saj.
Pavarësia e Kosovës, e aspiruar nga populli i saj dhe e shpallur më 17 shkurt 2008, së cilës i keni kontribuuar kaq shumë Ju zoti Engel dhe vendi juaj i mrekullueshëm, tashmë është njohur nga 42 vende anëtare të OKB dhe po mbështetet gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Pavarësimi i Kosovës dhe Kushtetuta e re do ta bëjnë shoqërinë tonë të lirë dhe sovrane, do të sigurojnë barazinë e plotë për të gjithë qytetarët e saj, pa asnjë dallim, duke e kthyer vendin tonë në një faktor paqeje e stabiliteti në rajon.
Prioritete të shtetit tonë të ri, janë anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB, zhvillimi i gjithëmbarshëm e ngritja e mirëqenies dhe integrimi rajonal e euroatlantik.
Kosova është kthyer drejt të ardhmes së saj demokratike e evropiane, duke lënë pas historinë e saj të dhembshme.
Ju sigurojmë që investimi juaj dhe ai ndërkombëtar për shtetin e Kosovës do të shkojë në dobi të gjithë qytetarëve të saj, në dobi të demokratizimit të vendit tonë dhe do t’ i shërbejë paqes e sigurisë, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin.
Zoti Engel, duke ju falënderuar edhe njëherë, kam kënaqësinë t'ju ftoj t’i drejtoheni me një fjalë Kuvendit të Republikës së Kosovës.