Lajmet e fundit
Nga seanca solemne e Kuvendit të Kosovës
, 16.06.2008
Në shenjë nderimi ndaj meritave të kongresistit Eliot Engel për afirmimin e çështjes së Kosovës, Kuvendit të Republikës së Kosovës sot mbajti një seancë solemne , të cilën e ka hapur dhe e ka drejtuar kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka pohuar se Kuvendi ynë është sot shumë i nderuar dhe i privilegjuar ta ketë mysafir mikun e çmuar të Kosovës dhe popullit të saj, anëtarin e shquar të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotin Eliot Engel.
“Angazhimi i pandërprerë dhe shumë i gjatë e shumë i frytshëm për të drejtën e Kosovës dhe të popullit të saj, ju ka bërë një figurë emblematike veçanërisht të respektuar në mendjet dhe zemrat e qytetarëve të Kosovës”, iu ka drejtuar Krasniqi kongresistit amerikan Engel.
“Unë dua ta shfrytëzoj edhe këtë rast që më jepet për t’ju shprehur Juve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirënjohjen e thellë dhe falënderimin e pafund, në emër të Kuvendit të Kosovës, të qytetarëve dhe timin personalisht për gjithë çfarë keni bërë për Kosovën e për qytetarët e saj”, ka thënë Krasniqi para se Engel t’iu drejtohej deputetëve.
Hyrja në sallë e kongresistit Engel, dalja në foltore dhe përfundimi i një fjalimi i tij tepër domethënës për Kuvendin dhe popullin e Kosovës është pritur me brohoritje frenetike.
Englel në fillim të fjalës së tij ka përshkruar pengesat që i ishin bërë nga regjimi i Millosheviqit për ta vizituar Kosovën më 1988. “E po, miqtë e mi, ne jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe Millosheviqi, për krejt arsyet që veç i dini, nuk do të vijë të festojë lirinë me ne”, ka thënë Engel.
“Kur u deklarua pavarësia me 17 Shkurt, unë u preka aq shumë duke shikuar në televizion festimet në Prishtinë dhe Kosovë. Isha posaçërisht i prekur nga fakti që me mijëra shtetas tuaj e valëvitnin flamurin amerikan në rrugët e Kosovës. Ditën tjetër kur ishte edhe ditëlindja ime, Shtetet e Bashkuara e pranuan Kosovën. Kjo ishte dhurata më e mirë që e kam fituar ndonjëherë për ditëlindje”, ka pohuar kongresisti i njohur amerikan.
Ai i ka siguruar deputetët e kuvendit dhe opinionin, i cili po e ndiqte transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë gjithmonë krahas me popullin e Kosovës në dëshirën e tyre për të ndërtuar një shtet të fortë, të pavarur dhe një shoqëri të lirë.
Pas seancës solemne Kryeparlamentari Krasniqi dhe kongresisti Engel janë paraqitur para gazetarëve dhe u janë përgjigjur interesimeve të tyre për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe për marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare dhe SHBA-të.
Më poshtë, në ueb-faqen e Kuvendit, do t’i gjeni të plota fjalën e kryeparlamentarit Krasniqi dhe atë të kongresistit Engel.