Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi , Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 17.06.2008




Komisioni për Shëndetësi , Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Rita Hajzeraj , nënkryetare e Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për Punë. Në këtë mbledhje merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Shërbimeve Publike. Ishin ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave , por ata nuk iu kishin përgjigjur ftesës.

Projektligji për Punë, i cili është miratuar në parim, vlerësohej se është i mirë, por anëtarët e Komisionit, para se të bënin amendamentimin, kishin për qëllim të hiqnin disa dilema lidhur me këtë Projektligj. Dilemat e tyre konsistonin , sidomos lidhur me atë se si parashihet mbulesa buxhetore e këtij Projektligji, përkatësisht, si do të sendërtohet ai në praktikë , dhe cilat kategori të punonjësve përfshihen në këtë Projektligj. Në vijim u tha se ky Projektligj është bazik, ndërsa sa i përket disa specifikave që kanë të bëjnë me shërbyesit civile dhe ata publik le të bëhen ligje të veçanta, kuptohet, ato nuk do të jenë në asnjë rast në kundërshtim me njëri tjetrin.

Pas këtij debati grupi i punës së këtij Komisioni do të vazhdojë punën , duke bashkëvepruar edhe me anëtarët tjerë të Komisionit, për të bërë amendamentimin e Projektligjit, në mënyrë që këtij Projektligji t’ i hapet rruga drejt procedimit të mëtejmë për shqyrtim të dytë dhe miratim nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi , Punë dhe Mirëqenie Sociale