Lajmet e fundit
Fjala hyrëse e z. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në tryezën e rrumbullakët “Roli i Kuvendit në mbikëqyrjen e projekteve për kthim”, organizuar nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Interesat e Komunitet
, 20.06.2008
I nderuar ministër, zoti Boban Stankoviq,
Inderuar kryetar i Komisionit Parlamentar, Bojan Stojanoviq,
Të nderuar kolegë deputetë Të nderuar përfaqësues të UNMIK-ut, OSBE-së, ICO-s e organizatave të tjera nga vendi dhe bota,
E nderuar zonja Jennifer Ober, z. Kim Vetting, z. Peter Duffy dhe zyrtarë të ministrive,
Zonja dhe zotërinj
Tema që do ta diskutojë sot kjo Tryezë e rrumbullakët është me interes të veçantë. Kthimi i gjithë të zhvendosurve në vatrat dhe pronat e tyre, është një nga prioritetet politike të Republikës së Kosovës. Tani pas pavarësimit të Kosovës dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës, institucionet tona obligohen akoma më shumë për t’u marrë me tërë seriozitetin dhe fuqishëm me këtë çështje sa të ndjeshme aq edhe të rëndësishme, jo vetëm në kuptimin humanitar, por edhe politik.
Kthimi pas një zhvendosjeje të përkohshme është e drejtë e pakontestueshme e qytetarëve, por edhe interes i shtetit të Kosovës, atdheut të të gjithë shtetasve të saj.
Duke e pasur parasysh peshën e problemit të kthimit, në Kosovë janë krijuar mekanizma përkatës parlamentarë dhe qeveritarë për të. Kuvendi ka formuar Komisionin për të Drejtat e Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i cili duke shqyrtuar ligjet, siguron mbrojtjen në to të respektimit të drejtave dhe të interesave të komuniteteve si dhe kujdeset për procesin e kthimit. Në këtë kuptim, Kuvendi nëpërmjet të këtij Komisioni, por jo vetëm nëpërmjet të tij, ushtron rolin e vet të mbikëqyrjes së politikave, ligjeve e projekteve dhe të zbatimit të tyre. Kuvendi bashkëpunon me qeverinë dhe pushtetin lokal për arritjen e objektivave në këtë fushë. Qeveria, përveç Ministrisë përkatëse për Komunitete dhe Kthim, në kuadër të Kryeministrisë ka dhe Zyrën për Komunitete, me të cilën veç të tjerash koordinohet bashkëpunimi për kthim me Kuvendin. Siç jeni në dijeni, Kuvendi i Kosovës këto kohët e fundit ka aprovuar të gjitha ligjet që dalin nga Plani gjithëpërfshirës i emisarit të OKB, presidentit Ahtisaari, shumë nga të cilat trajtojnë të drejtat e komuniteteve pakicë dhe mbrojtjen e tyre.
Ne po ndërtojmë një shoqëri të lirë me qytetarë të lirë dhe të barabartë. Kushtetuta dhe ligjet mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, duke përfshirë edhe mbrojtjen e pronës.
Në zbatim të politikave për kthim të të gjithë qytetarëve që duan të kthehen në Kosovë, institucionet do të sigurojnë klimën politike të përshtatshme, kushtet e nevojshme dhe fondet financiare për këtë qëllim. Ne kemi marrë premtime të shumta edhe nga donatorë zemërgjerë si dhe nga institucionet e Bashkimit Evropian për të ndihmuar në realizimin e projekteve të kthimit në Kosovë. Por vetë kthimi nuk do të jetë qëllim në vete, sepse angazhimi ynë duhet të vazhdojë për një pritje dashamirëse nga bashkatdhetarët dhe për integrimin e plotë të të kthyerve në shoqërinë e Kosovës. Krijimi i një ambienti të bashkëjetesës dhe i frymës së mirëbesimit e të pajtimit ndëretnik, do të sigurojë stabilitetin e vendit dhe harmoninë e shoqërisë kosovare.
Për të siguruar mjetet e nevojshme financiare, duhet përgatitur projektet profesionale me kostot përkatëse. Hartimi i tyre do të mundësojë jo vetëm sigurimin korrekt të fondeve, por edhe shpenzimet e bazuara në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës.
Qeveria e Kosovës dhe pushteti lokal do të kenë rol të rëndësishëm në këtë proces, kurse Kuvendi do të ushtrojë kompetencën e vet të kontrollit mbi projektet dhe zbatimin e tyre. Qëllimi ynë është që të gjitha institucionet relevante të Republikës të jenë të involvuara në këtë ndërmarrje të rëndësishme. Ne jemi përcaktuar prej kohësh për kthim individual dhe sipas vullnetit të plotë të atyre që duan të kthehen, duke krijuar kushtet dhe duke i bindur për sigurinë e kthimit.
Në gjendjen ekonomike në të cilën aktualisht ndodhet Kosova, nuk mund të premtohet shumë, por me kohë, po bëjmë përpjekje të zhvillimit më të shpejtë dhe të krijimit të mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve tanë. Zhvillimi ekonomik është njëri nga kushtet kryesore dhe bazë të mbetjes, por edhe të kthimit në Kosovë.
Ka pasur shqetësim midis popullatës që bashkë me të kthyerit e ndershëm dhe lojalë, të mos riktheheshin edhe individët që gjatë luftës dhe para saj kanë bërë krime monstruoze mbi qytetarët e pafajshëm në Kosovë, por ne jemi të bindur që duke ndërtuar një sistem efikas drejtësie, të gjithë ata qytetarë që kanë kryer vepra penale, do të përgjigjen shpejt para gjyqit, prandaj nuk ka asnjë arsye shqetësimi ose për më keq, që qytetarët të marrin në dorën e vet drejtësinë.
Në Kosovë, ky proces nuk po fillon nga e para, sepse tashmë kemi një përvojë të gjatë të përpjekjeve dhe të rezultateve të arritura bashkë me prezencën ndërkombëtare, por mbi këtë bazë do diskutuar praktikat e mira dhe sfidat e së ardhmes, faktorët pozitivë të suksesit dhe pengesat eventuale si dhe koordinimin ndërinstitucional e me partnerët tanë të jashtëm.
Unë dua ta përgëzoj Komisionin e Kuvendit për Komunitete dhe Kthim dhe mbështetësit e tij për organizimin e kësaj Tryeze dhe për temën e qëlluar të saj. Tryezës i uroj punë të mbarë me diskutime frytdhënse dhe përfundime të qarta e të zbatueshme. Konkluzionet e saj, do të jenë ndihmesë për hartimin e politikave institucionale dhe për implementimin e tyre. Ato do t'u shërbejnë edhe partnerëve tanë që do të përfshihen në këto projekte.
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për procesin e kthimit dhe për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve si dhe për integrimin e plotë të tyre në shoqërinë demokratike të Kosovës.