Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ua dorëzoi kopjen e Deklaratës së Pavarësisë drejtorëve të arkivave të Kosovës dhe të Shqipërisë
, 24.06.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ua dorëzoi sot kopjen e Deklaratës së Pavarësisë, Arkivit të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. Dorëzimi u bë në mënyrë solemne në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Solemnitetin e dorëzimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës e hapi drejtori i Arkivit të Kosovës, dr. Jusuf Osmani, i cili në fillim përshëndeti kryetarin e Kuvendit të Kosovës, i cili kishte ardhur të dorëzojë këtë akt madhor të së sotmes dhe të ardhmes së Kosovës. Pjesëmarrës në këtë solemnitet ishin edhe prof.dr. Nevila Nika, drejtore e përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, Vladimir Zhumer, drejtor i Drejtorisë së Arkivave të Sllovenisë, si dhe shumë pjesëmarrës të tjerë , vijues të seminarit që ishte organizuar nga Arkivi i Kosovës mbi arkivistikën. Në vijim Jusuf Osmani ia dha fjalën kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Kraniqi.
Duke i përshëndetur të pranishmit në emrin e tij dhe në emrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari i Kuvendit , Jakup Krasniqi, theksoi se akti i dorëzimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe arkivimi i saj në Arkivin e Kosovës dhe në Arkivin e Shqipërisë është një akt i veçantë dhe dallon shumë nga dokumentet tjera që i ka arkivi dhe që arkivohen. Deklarata e Pavarësisë përmban në vetvete një sublimim gati njëqindvjeçar të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Do të thotë është një dokument që sublimon aspiratën e popullit shqiptar nga viti 1912 e këndej, është një dokument i rëndësishëm për të sotmen e Kosovës, është një dokument i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe sigurisht do të mbetet një dokument i rëndësishëm i arkivuar në këto arkiva edhe për të ardhmen e Kosovës dhe për shkencën e historisë, natyrisht edhe për arkivistikën . Është një akt që vërtet brezat do ta shfrytëzojnë dhe secili në mënyrën e vet do ta interpretojë , sepse Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ka mundësi të shumta të interpretimit.
Pas kësaj fjale , kryetari i Kuvendit të Kosovës ua dorëzoi nga një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës drejtorit të Arkivit të Kosovës, dr. Jusuf Osmani dhe drejtores së përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, prof.dr. Nevila Nika. Të dy drejtorët e arkivave falënderuan kryetarin për këtë dokument madhor, të cilin u zotuan se do ta ruajnë si një nga dokumentet më të çmuara të historisë së Kosovës.
Akti i dorëzimit të këtij dokumenti , tha Jusuf Osmani, Arkivit të Kosovës dhe Arkivit të Shqipërisë, dallon shumë nga dokumentet tjera, prandaj edhe do të ruhet e studiohet me kujdes të veçantë nga brezat e studiuesve.
Jam vërtet me fat, që pikërisht mua më ra hise që në emër të Arkivit të Shqipërisë të më dorëzohet Deklarata e Pavarësisë, sepse Kosova është edhe pjesë e historisë së familjes sime, duke ditur se gjyshi im ishte një nga pjesëtarët e Komitetit për Shpëtimin e Kosovës, theksoi me emocione të thella, prof. dr. Nevila Nika. Dorëzimi i Deklaratës , është një gjë e jashtëzakonshme për mua, tha Nika.
Këtë solemnitet dhe kryeparlamentarin Krasniqi e përshëndeti edhe Vladimir Zhumer, i cili shprehu përgëzimet më të thella për Pavarësinë e Kosovës. Me këtë rast u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.